Policia gjermane njoftoi sot anulimin e një manifestimi tjetër politiko-elektoral në mbështetje të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Hamburg, në veri të Gjermanisë, vendimi i katërt i këtij lloji, në sfondin e tensioneve gjermano-turke.
“Manifestimi i parashikuar për të martën, në prani të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, u anulua nga bashkia e Hamburgut për shkak të defekteve në sistemin kundër zjarrit të sallës ku do të zhvillohej takimi”, njoftoi policia e Hamburgut.