Home KRYESORE Kanceri i prostatës/ Ja katër informacionet që duhet t’i dijë çdo grua

Kanceri i prostatës/ Ja katër informacionet që duhet t’i dijë çdo grua

Sigurisht që nuk është sëmundja e “gruas”, megjithatë, ka gjasa që kjo sëmundje të prek një person të gjinisë mashkullore afër jush dhe duhet t’i dini disa informacione të rëndësishme për të.

Kanceri i prostatës është ndër llojet më të përhapura tek meshkujt (1 në 7 prej tyre preken nga kanceri gjatë jetës, sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit).

60% e rasteve ndodhin tek meshkujt mbi 65 vjeç, megjithatë nuk përjashtohen as rastet tek të rinjtë. Ja çfarë duhet të dijë çdo grua për të mbrojtur njerëzit e saj të dashur, si bashkëshortin, babanë apo vëllanë.

Shumica e meshkujve nuk kanë simptoma
Është e vërtetë që kanceri i prostatës në faza ta avancuara mund të shkaktojë probleme me urinimin (shkarkim të ngadaltë dhe nevojë të shpeshtë për të shkuar në tualet), si dhe gjak në urinë dhe probleme me ereksionin, ose, në rastet kur kanceri ka filluar të përhapet në kocka, dhimbje të gjymtyrëve, shpinës ose kraharorit. Por, në fazat më të hershme kanceri i prostatës nuk shfaq shenja edhe aq të dukshme, prandaj është i vështirë diagnostikimi i tij në kohë.

Meshkujt duhet të konsultohen me mjekun rregullisht

Fjala kyçe është konsultimi. Edhe pse Shoqatat e Urologëve vazhdojnë të insistojnë duke rekomanduar kontrolle të rregullta për meshkujt mbi moshën 50 vjeç, shumica prej tyre vazhdojnë ta neglizhojnë.

Aktualisht rekomandohet që meshkujt mbi 50 vjeç duhet të konsultohen me një mjek nëse duhet ta bëjnë testin e gjakut PSA, që mat nivelet e një antigjeni specifik për prostatën. Edhe pse është një test gjaku i thjeshtë, ka një saktësi të lartë.

Vetëm 25% e meshkujve me nivel të lartë të PSA-së mund të kenë kancer të prostatës. Çdo gjë poshtë 4 konsiderohet normale.

Nëse është nën 2.5, urologët thonë që meshkujt mund të presin 2 vjet për të bërë sërish testin, por, nëse është në mes të 2.5 dhe 4, ekspertët rekomandojnë që pacientët të bëjnë testin pas një viti dhe nëse është rritur më shumë se 0.7%, duhet të bëjë teste të tjera, si biopsi.

Jo të gjithë të sëmurët me kancer të prostatës kanë nevojë për trajtim

Një studim i vitit 2013 zbuloi se tek rreth 70% e rasteve me kancer të prostatës rreziku është i ulët, që do të thotë se tumori është i vogël dhe rritet shumë ngadalë sa nuk përbën rrezik për jetën. Në këtë rast, ekspertët rekomandojnë që pacienti më mirë të mbahet nën mbikëqyrje e mjekëve dhe të shtyjë trajtimin, duke qenë se shkakton efekte anësore, si impotencë apo probleme me urinimin.

Pacientët në këtë rast duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme tek mjeku, dhe nëse nivelet e PSA-së rriten shpejt, atëherë duhet të bëjë biopsinë.

Mund të merren hapa për uljen e rrezikut

Disa studime sugjerojnë se ushqyerja me një dietë të ulët në yndyra, sidomos të ulët në yndyra shtazore, mund të zvogëlojë gjasat e zhvillimit të kancerit të prostatës. Kufizimi i produkteve të qumështit gjithashtu mund të jetë i rëndësishëm. Një tjetër studimi Harvardit ka zbuluar se meshkujt që konsumojnë shumë qumësht, djathë dhe kos çdo ditë janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës.

Nëse rast se jeni të shqetësuar, aktiviteti seksual nuk rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës tek meshkujt, pavarësisht atyre që thuhen.

Share: