Nga Kolec Traboini
Ndërkohë që ministrja totalisht e paaftë e Ministrisë së Kulturës Mirela Kumbaro me ca fjalime të një niveli mjeran përrallis për ca suksese glorioze të ekipit të saj qorrferman si nëpër përrallat arabe, pra në mes të Tiranës në një rrugicë të lagjes Komuna e Parisit gjendet prej më shumë se një viti e braktisur dhe e shtrirë përdhe me vështrim mëshirues drejt qiellit shtatorja e Nënë Terezës.
Dihet që ishte goditur e dëmtuar me kamion dy herë nga njerëz të ikur errësirës në drejtim “të paditur” në aeroportin e Rinasit dhe qe zëvendësuar me një tjetër. Mjerisht kjo shtatore me përmasa të mëdha, kështu e braktisur në rrugë dhe e rrëzuar përdhe ka qenë edhe kur ka ardhur Papa Francesku dhe të gjithë pushtetarët u përjargën me hipokrizi se gjoja kishin shpirt të përvuajtur kristian.
Përralla. U ngutën ti qëndronin Papës afër për të fituar popullaritet në sy të popullit që qëndronte larg se ku të linin Patricët ti afroheshe Udhëheqësit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Vikarit të Krishtit, nëse ishe fukara i drobitur?! Dhe ja arritën.
Por e vërteta është kjo që shihet në ketë kuadër, ndaj klerikët e fesë katolike, imzot Rrok Mirdita është mirë ta marrë këtë fotografi e t’ia dërgojë Papës në Vatikan për të kuptuar fytyrën e vërtetë të pushtetarëve hipokritë shqiptar që në dukje shiten si engjëj por në shpirt kanë dreqin e mallkuar, qiri në katran.
Ju lutem çojani Papës se Romës këtë fotografi se është fytyra e vërtetë e dallkaukëve të Tiranës.