Ilir Alushaj, 39 vjeçar, banues i lagjes “29 Nëntori” u paraqit në Drejtorinë Shëndetësore me fëmijën e tij të sëmurë. Ai do të kryente disa analiza për fëmijën, por ndërsa priste radhën, fëmija ka nisur të qajë. Në debat e sipër me personelin 39 vjeçari ka qëlluar me grushta një laborant shëndetësie.
Ilir Alushaj, nga Fieri përfundoi në prangat e policisë, pasi rrahu një laborant në Drejtorinë e Shëndetit Publik. – “Alushaj për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin A.H, 33 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” me detyrë Specialist i Laboratorit Mikrobiologjik të Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Fier,” njofton policia.