Në një analizë të tij për “Foreign Policy”-n, të titulluar “A është Turqia ende një demokraci?”, pasi nuk ka lënë pa përmendur mashtrimin e bujshëm që Melih Gokçeku, kryetari i bashkisë së Ankarasë u ka bërë gazetarëve amerikanë, u ka bërë reporterëve të disa prej mediave më prestigjize në Amerikë, duke i mashtruar ata se “do t’u ofrojë atyre mundësinë për të zhvilluar intervistë me presidentin Erdogan, David Kenner-i është shprehur se deri më tani nuk është dhënë as edhe një provë e vetme që të tregojë se pas grushtit të shtetit qëndron Gyleni, përveç teorive të konspiracionit.
Ja disa prej fragmenteve më kryesore të shkrimit të “Foreign Policy”:
Debati në Turqi është ky: Erdogani po imiton perandorin romak, Augustin, duke i anashkaluar të gjitha institucionet demokratike, por a do ta mbledhë dot ai gjithë pushtetin në duart e tij? Kjo votë do të tregojë edhe vlerësimin popullor për regjimin 14 vjeçar të Erdoganit. Sepse pjesa tjetër e botës po i bën ndërkohë referendumet e veta zyrtare lidhur me Erdoganin.
“AI KA FILLUAR T’U NGJAJË DIKTATORËVE SI SADAM HYSENI”
Në takimet e mia triditore në Ankara përfaqësuesit e qeverisë m’u shprehën se ndryshimet kushtetuese do të ndihmojnë në kthimin e stabilitetit në vend, duke e çliruar vendin nga kontrolli i vazhdueshëm i ushtrisë. Kurse liderët e opozitës, të cilët janë edhe mbrojtësit e votës “kundër” në referendum, u shprehën të shqetësuar se vendi po shkon drejt autoritarizmit, duke shtuar se “mënyra e drejtimit të shtetit nga ana e Erdoganit po fillon t’i ngjajë drejtimit diktatorial të Sadam Hysenit.”
Nuk ka kaluar ende shumë dhe referendumi është bërë shkak për rritjen e tensionit mes Turqisë dhe shumë prej vendeve në Evropë.
Tensionet mes Turqisë me Gjermaninë dhe Hollandën janë vetëm një shembull, sepse të gjitha shtetet në Evropë janë tejet të pakënaqur prej gjendjes së demokracisë në vend dhe i refuzojnë, si rolin e Ankarasë në Siri, ashtu edhe shumë teza të tjera të saj, siç është ajo e kërkesës ndaj SHBA për të ekstraduar klerikun turk, Fethullah Gylenin, në Turqi.
“NUK KANË DHËNË AS EDHE NJË PROVË KONKRETE PËR GYLENIN”
Turqia është vetë fajtorja e çekuilibrimit dhe tëhuajësimit të saj ndaj botës. Mjafton të kujtojmë se nuk ka kaluar as një javë kur Melih Gokçeku, kryetari i bashkisë së Ankarasë, ftoi gazetarë nga disa prej mediave më prestigjioze në botë, si Neë York Times, Ëashington Post, Ëall Street Journal, Huffington Post. Ftesë kjo, e cila qe pranuar sepse premtoheshin takime me drejtuesit kryesorë të vendit. Kjo ishte për ne një mundësi e artë për t’i pyetur ata drejtpërsëdrejti se si e interpretonin ata grushtin e shtetit, si dhe pse e kërkonin Gylenin prej autoriteteve amerikane.
Mirëpo as kjo nuk u realizua dot, pasi reporterët amerikanë u detyruan të bënin një takim që zgjati katër orë me kryetarin e bashkisë së Ankarasë. Shumë prej tyre e refuzuan pjesëmarrjen në këtë mbledhje në shenjë proteste. Gokçeku nuk paraqiti dot asnjë provë konkrete sado të vogël, sepse gjithçka që ai tregoi ishin veçse pikëpamje të tij dhe teori konspirative.
“Edhe tërmetin në bregun perëndimor u realizua Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nëpërmjet një anijeje. U përpoqën që të ushtronin forcë mbi një linjë sizmike që gjendet ai,” – u shpreh ai ndër të tjera, çka është e vështirë për t’u dëgjuar prej një zyrtari të lartë.
Veç këtyre ai foli edhe si Obama me Klintonin qenë ata që e krijuan vetë ISIS-in dhe si provë për këtë ai na tregoi se për këtë mbështetej në deklaratat e Trump-it. E kur ne i kërkuam disa prova më shumë rreth kësaj ai na tha se ai ishte një person që ishte vazhdimisht në kërkim, duke shtuar se ai kishte një nga rrjetet më të fuqishme informative dhe inteligjente në botë. “Dhe a e dini se si e ka emrin ai, – na pyeti. – Google.”