Home KRYESORE Kadare, Dosjet te hapen e shkrimtaret e implikuar te largohen…

Kadare, Dosjet te hapen e shkrimtaret e implikuar te largohen…

Eshtë botuar së fundmi një libër që përmban denoncimet dhe raportimet që shkrimtarët i kanë bërë njëri- tjetrit në kohën e diktaturës.

Libri i autorit Dashnor Kaloci titullohet “Kadare i denoncuar”Â edhe pse përmban dokumenta për një pjesë të mirë të shkrimtarëve të kohës, jo vetëm për Kadarenë. Por ai rezulton shkrimtari më i denoncuar nga ish-kolegët.

Nderkohë ne një intervistë me gazetaren Eni Vasili në News 24, vetë Ismail Kadare duke komentuar këtë botim, thotë:

“Letërsia ka një moral të sajin, që ka një vijë të kuqe që nuk kapërcehet. Shkrimtarit i falen veprat e dobëta, veprat edhe të papërgjegjshme, ka qenë i ngushtë në atë kohë, aq kuptonte, aq dinte, por nuk i falet akti çnjerëzor i denoncimit, me fjalë vulgare i spiunimit. Këtu nuk ka më asnjë justifikim, nuk ka. Prandaj të tillë shkrimtarësh dhe për fat nuk janë të shumtë, se ndonjëherë kujtohet se gjynah po na venë dëm shkrimtarët, po tu dalin emrat. Jo, të jeni të sigurt shkrimtarët denoncues, spiunë, janë pjesa e më e rëndomtë, mediokër. Rrallë ,nuk gjen kush shkrimtarë të vërtetë, të shquar, serioz, me peshë që të bëjnë kështu poshtërsish…”

Shkrimtari shtoi se këta shkrimtarë që kanë denoncuar kolegët e tyre në diktaturë duhet të tërhiqen dhe se, është e pafalshme që vijojnë bëjnë protagonistin. Për këtë vijimësi të së keqes, shkrimtari fajësoi edhe njëherë mos-hapjen e dosjeve:

“Duhet të tërhiqen. Në gjithë këtë diskurs nuk është punë revanshi por këta duhet të tërhiqeshin prej kohësh, të mos guxojnë më të fusin hundët në letërsi më thënë të drejtën. Kur ke futur shokët në burg, nuk ke të drejtë më të fusësh hundët në letërsi, do tërhiqesh. Jo, këta na dalin, bëjnë letra të hapura, dalin në shtyp me deklarata dhe janë po aq të liq sa më parë. Dhe është e çuditshme sepse kanë një solidaritet të sëmurë me njëri-tjetrin, mbrojnë njëri-tjetrin. Ish shefat e tyre i dërgojnë sinjale herë pas herë : shiko se po flet kështu , por ti di unë tre letra, pesë denoncime. Kjo është mos hapja e arkivave. Këta duhet të mënjanoheshin dhe nuk humbet asgjë letërsia shqipe. Pra mos po na humbin, po na shkojnë dëm ca gjenijë, jo jo të jeni të sigurt nuk ka as gjeni as talente, asgjë, janë një pjesë e parëndësishme. Këta vetëm ngatërrojnë punë dhe asgjë tjetër….”

Ismail Kadare ka përsëritur per te njeqinten here bindjen e tij të pandryshueshme për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shteti…

Share: