Home KRYESORE Zhduket një pjese e ikonave te koleksionistit Gjergji Thimo?

Zhduket një pjese e ikonave te koleksionistit Gjergji Thimo?

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se dy vjet pasi qëndruan nën sekuestro në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, ikonat qindravjeçare të koleksionistit të arrestuar Gjergji Thimio, janë transferuar tashme në Muzeun Historik Kombëtar. Pas nisjes së zhvendosjes dy javë më parë në kushte skandaloze, duke i trajtuar ato vlera të trashëgimisë si “mall pa zot”, Ministria e Kulturës u detyrua pas këmbënguljes së mediave, të ndalojë transportin dhe ta riorganizonte duke respektuar më në fund procedura të mbrojtjes së tyre. Dje Ministria lajmëroi se e ka përfunduar transferimin duke saktësuar se ikonat dhe artefaktet tashmë të mbrojtura në Muzeun Kombëtar janë gjithsej 477 “ose më mirë 476 sepse një ikonë ishte regjistruar dy herë “ tha Mirela Kombaro.

Shqiptarja.com  shkruan “Misteri, zhduken 671 ikonat e koleksionistit Gjergji Thimo?” duke ju referuar shifrës zyrtare te raportuar ndersa u arrestua koleksionisti Gjergji Thimio kur numri i raportuar i këtyre veprave te jashtëzakonshme ka qene tjetër dhe, plote 1147 te tilla. Pyetja qe shtrohet tashme është ku ka përfunduar kjo pasuri e jashtëzakonshme kombëtare ne këtë periudhe ne te cilën për to nuk kujdesej me Gjergji Thimio, por shteti!?

Share: