Home KRYESORE Horoskopi, 22 mars 2017

Horoskopi, 22 mars 2017

Dashi

Parashikohet një pozitive, por me ritme që vërtet do ta keni të vështirë t’i përballoni. Një takim i papritur do të bëjë që fusha sentimentale të ndryshojë totalisht. Hëna ju bën disi melankolike.

Demi

Do të keni shumë ide për të parashtruar, por edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin ekonomik.

Binjakët

Sot Hëna në “opozitë” me ju do të bëjë të jeni nervozë, e për pasojë të nervozizmit gabimet në vlerësimin e gjërave do të jenë më të pranishme. Nëse dëshironi të evitoni “përplasje” mundohuni të kontrolloni impulsivitetin tuaj.

Gaforrja

Mund të përforconi pozitat tuaja jo vetëm në shoqëri, por edhe në sektorin ku punoni, duke përfituar (për këtë i keni të gjitha aftësitë) nga një rast i mirë që do t’ju paraqitet. Jeni disi nënvleftësues ndaj partnerit.

Luani

Me një kuadër yjor kaq të favorshëm, nuk do ta keni aspak të vështirë të korrni suksese në të gjitha fushat. Do të jeni tepër energjikë në punë dhe shumë pasionalë në dashuri. Një miqësi e re në horizont.

Virgjëresha

Jo gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja, e kjo ndoshta do të ju dëshpërojë disi, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në fushën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë nëse tregoheni tolerantë.

Peshorja

Edhe pse sot Mërkuri e Marsi mund të hedhin “vickla”, në përgjithësi dita do të jetë mjaft e mirë dhe ndonjë moment tensioni të vogël do ta eliminoni me komunikueshmërinë tuaj. Sodisfaksione profesionale.

Akrepi

Qielli juaj nuk është edhe aq pozitiv, por megjithatë, falë aftësive tuaja të rralla për të dalë nga situatat, edhe sot do t’ia dilni mbanë, ndonëse edhe për këtë do të ketë një kosto. Sa të ftohtë ndaj partnerit!

Shigjetari

Me Mërkurin dhe Uranin pozitiv në shenjë, dita e sotme jo vetëm që do të jetë e mirë në përgjithësi, por do t’i japë një shans të madh krijueshmërisë suaj. Një njohje e re mund të shënojë fillimin e një pasioni të ri.

Bricjapi

Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak strese, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale. Mirë shëndeti.

Ujori

Sot të gjitha energjitë tuaja duhet të jenë orientuar nga fusha profesionale, pasi është një kuadër yjor, me Uranin në krye, që favorizojnë së tepërmi këtë aspekt. Edhe në planin sentimental jeni joshës.

Peshqit

Me Hënën në një pozicion shumë të favorshëm, sot do të keni një aleat më shumë si në fushën profesionale, ku priten ndryshime pozitive, ashtu edhe në atë sentimentale. Ruhuni nga ata që ju hiqen si miq.

Share: