Home KRYESORE Rama: Meta kryeministër vetëm nëse LSI del forcë e parë në zgjedhje

Rama: Meta kryeministër vetëm nëse LSI del forcë e parë në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama, dje komentoi datën e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e opozitës ndërsa shtoi se data e zgjedhjeve është vendosur nga Kushtetuta dhe partitë kanë detyrimin ta respektojnë.

I pyetur për deklaratat e Metës se mospjesëmarrja e opozitës në votime do të ishte katastrofale, Rama tha se kjo varet se si e kupton Ilir Meta, por kur u pyet edhe nëse Ilir Meta i ka kërkuar të jetë kryeministër i vendit, sipas Rames, ky diskutim as që duhet të shtrohet dhe një kërkesë e tillë nuk i është bërë.

Rama qartesoi se kryeministri i takon atij që arrin rezultat të lartë në zgjedhje ndërsa deklaroi se kjo mund të ndodhë nëse LSI del forcë e parë politike.

Share: