Një vajzë 25-vjeçare rezulton e humbur prej më shumë se një muaji dhe familjarët nuk dinë ende asgjë për vendndodhjen e saj, duke dyshuar edhe për ndonjë aksident apo vetëvrasje.
Denoncimi për humbjen e saj është bërë tri ditë më parë në Komisariatin nr.4 nga vëllai i vajzës, i cili pretendon se ka verifikuar të gjitha të dhënat e hyrjes së saj në Shqipëri.
Burimet thanë se vajza 25-vjeçare, me iniciale D.Gj., ka zbritur në Aeroportin e Rinasit më datë 16 shkurt të këtij viti, pasi ishte kthyer nga Italia. Vëllai i saj, shtetasi me iniciale M.Gj., 31 vjeç, është paraqitur në Komisariatin nr.4 më datë 19 mars dhe shumë i shqetësuar ka denoncuar “zhdukjen” e saj, pasi, sipas tij, ajo vuan nga problemet me depresionin./lapsi.al