Home KRYESORE Fatmir Xhafaj dhe “loja e Edi Ramës” ndërmjet Berishës dhe Metës

Fatmir Xhafaj dhe “loja e Edi Ramës” ndërmjet Berishës dhe Metës

Hapi i parë ishte dekretimi i kandidaturës së Fatmir Xhafajt, nga ana e Presidentit Nishani. Dekretim i përfolur, si produkt i një Marrëveshjeje të ndërmjetësve që punojnë parreshtur ndërmjet Ramës dhe Berishës. Nga fusha e biznesit të madh vetëkuptohet.

Duket se Meta, është ndjerë i surprizuar nga ky veprim i Presidentit dhe nuk e ka perceptuar si të gënjeshtërt hipotezën e një “Marrëveshjeje Berisha-Rama”, këtë dekretim të papritur. Atëhere, duket se Meta, të cilit i kishte mbetur në “dorë” vendimmarrja për Fatmir Xhafajn, ka gjykuar që do të ishte më në interes të tij, ta votonte edhe ai këtë kandidaturë.

Pamvarsisht se ka zgjedhur të mos jetë vetë i pranishëm në këtë proces. Mënyra më e mirë e Metës, për të mos rënë sidoqoftë në “grackën” e një marrëveshjeje të tillë, është gjykuar nga ai, pikërisht votimi i Xhafës.

Kuptohet se përfituesi më i madh në këtë mes, është vetëm Edi Rama. /360grade.al/

Share: