Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se fundi se Serbia nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s, apo ndonjë aleance tjetër ushtarake!
Vucic, në fjalën që mbajti me rastin e 18-vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës perëndimore për frenimin e goditjes ushtarake serbe në Kosovë, foli në një urë hekurudhore në jug të Serbisë, ku raketat e NATO-s goditën një tren udhëtarësh dhe ku, sipas serbeve u vranë të paktën 28 persona.
Duhet thene se në Serbi, ndjenjat kundër NATO vazhdojnë të jenë të forta që nga bombardimi 78-ditor i Aleancës në vitin 1999, për të ndalur fushatën e përgjakshme të forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.
Por me interesatja eshte se kjo ndodh ndersa Serbia zyrtarisht kerkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, e cila ka rënë dakord të ofrojë aeroplanë luftarakë, tanke dhe sisteme anti-ajrore ndaj aleatit te saj tradicional ne Balllkan.