Ministri i Drejtësisë në Itali i ka kërkuar prokurorisë të rishikojë çështjen e një përdhunimi, ku 46-vjeçari është shpallur i pafajshëm sepse viktima nuk bërtiti.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA bëri me dije se gruaja ka thënë vetëm ‘Mjaft’ gjatë aktit, reagim ky që sipas gjykatës, nuk ishte i mjaftueshëm.
Ngjarja ka ndodhur në krevatin e spitalit, ku të dy punonin. Autori i përdhunimit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u shpall i pafajshëm nga gjykata e Torinos, duke qenë se kolegia e tij nuk bërtiti apo të kërkonte ndihmë.
Ky vendim ka revoltuar grupe të ndryshme grash, që janë ngritur në protestë ndaj vendimit absurd të gjyaktës, që studion sjelljen e viktimës, e tmerruar nga ajo që po i ndodh!