Home KRYESORE Bushati-Bashës: Në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për...

Bushati-Bashës: Në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për Atdheun

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka reaguar pas fjalimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha, mbajti në takimin e PPE-së, ku shprehu një lumë akuzash në adresë të qeverisë shqiptare, por dhe në drejtim të imazhit të vendit.

Ministri Bushati, në një postim të tijin në FB shprehet se Basha me gjuhën që përdot po thyen edhe rregullat më elementare të jetës publike, që nuk mund të hedhësh baltë mbi vendin tënd të paktën kur je jashtë shtetit”. Sipas tij, partitë serioze europiane nuk impresionohen aspak nga shpifjet e çadrës së mëkatarëve.

“Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike”, shkruan Bushati.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha theu sërish një rregull të pashkruar por elementar të jetës publike: në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për atdheun!

Aq më tepër kur dihet se partitë serioze europiane nuk impresionohen nga shpifjet apo çadrat e mëkatarëve, sepse masin ecurinë reale të reformave përmes raporteve të institucioneve ndërkombëtare. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i mbështetur unanimisht nga Vendet Anëtare, i dha Shqipërisë rekomandimin për fillimin e bidesimeve për anëtarësim në BE.

Asnjë fjalë nuk i tha Lulzim Basha Partive Popullore në Maltë për reformën në drejtësi, anipse të gjithë kemi lexuar qëndrimin e bashkërenduar e të qartë të SHBA-ve, BE-së e madje të partive simotra europiane për PD-në: 1. Zbatim të menjëhershëm të ligjit të vettingut; 2. Rikthim në Kuvend; 3. Përmbyllje të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Ky do të ishte kontributi për një Shqipëri që shkon në mënyrë të sigurt drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE, që do të thotë më shumë siguri, mirëqenie dhe progres për shqiptarët. Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike.

Share: