Home KRYESORE Kuvendi i miraton pa opozitën 7 ligjet e reformës në drejtësi

Kuvendi i miraton pa opozitën 7 ligjet e reformës në drejtësi

Kuvendi ka votuar sot projektligjet e rendit të ditës, vetëm me votat e mazhorancës! Mazhoranca PS-LSI-PDIU ka kaluar 84 vota, duke miratuar 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi që kërkonin shumicë të cilësuar.

Ligjet e paketes se reformes u votuan dhe nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, deputetet e partise se re LIBRA.

7 projektligjet e reformës që u miratuan:

“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” 86 vota pro
“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”88 vota pro
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” 88 vota pro
“Kodi i Drejtësisë për të Mitur” 88 vota pro
“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” 87 vota pro
“Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” 88 vota pro
“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” 86 vota proProjektligjet e tjera që u miratuan:
Projektligji për fshirjen e Detyrimeve Tatimore 86 pro 2 kundër
Projektligji për lirimin e frekuencave dixhitale 86 pro
Projektligji “Për nëpunësin civil të ndryshuar” 87 vota pro!

Share: