Home KRYESORE Pas takimit me Arvizu, Meta vazhdon: Duhet dialog për zgjedhje të ndershme!

Pas takimit me Arvizu, Meta vazhdon: Duhet dialog për zgjedhje të ndershme!

Ilir Meta insiston qe për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet dialog me opozitën. Ne fakt, këtë qëndrim ka mbajtur edhe pas takimit me ish ambasadorin Aleksandër Arvizun, tashmë në pozicionin e zv. Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Sundimit të Ligjit, realizuar direkt pas takimit te Arvizu me partine demkoratike.

“Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u shpreh se Shqipëria e vlerëson mbështetjen e pandalur amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit duke nënvizuar se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë” – thuhet ne njfotimin e zyres se parlamentit.

Arvizu dhe ambasadori Donald Lu duket se po negociojnë me palët per zgjedhje te krizës politike dhe sigurisht sjellin me vete edhe kerkesat e opozites ne takimet qe kryejne.

Share: