Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader u dënua sot me katër vite e gjysmë burg në shkallën e parë nga një gjykatë e Zagrebit.
Ivo Sanader, 63 vjeç, u shpall fajtor për marrjen e më shumë se dy milionë eurove rryshfet, gjatë blerjes nga Ministria e Zhvillimit Rural të një ndërtese me një çmim dy herë më të lartë se vlera e tregut.
Dëmi që iu shkaktua shtetit nga kjo blerje u vlerësua 3,5 milionë euro, 2,3 milionë euro prej të cilave i ishin hedhur menjëherë në llogari të vetë kryeministrit, sipas aktakuzës.
Ivo Sanader u dënua me rimbursimin e kësaj shume.
“Nuk ka asnjë provë, vetëm dëshmi të rreme”, theksoi pas gjykimit ish-kryeministri kroat.
Dënimi është më i ulët se pesë vjet dhe Sanader nuk do të shkojë në burg deri në vendimin e plotëfuqishëm të gjykatë.