Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duket se nuk ka dëshirë të humbasë kohë. Menjëherë pas shpalljes së fitores, edhe pse pa dalë rezultatet zyrtare të referendumit, por që në numerimin e 99% te votave ai ka fituar ngushte, Erdogan thotë se tani do të diskutojë çështjen e rivendosjes së dënimit me vdekje.
Ai tha se kete do te nise ta diskutoje me kryeministrin dhe liderin e një partie nacionaliste opozitare, shkruan “The Guardian”. Presidenti tha se ai do ta konsideronte edhe thirrjen e një referendumi mbi këtë çështje nëse është e nevojshme.