Home KRYESORE Bashkimi me Kosovën/ KE reagon pas deklaratave të Ramës, ja ç’i kujton

Bashkimi me Kosovën/ KE reagon pas deklaratave të Ramës, ja ç’i kujton

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç ka reaguar pas deklarateve të kryeministrit Edi Rama, i cili foli për një bashkim të mundshëm me Kosovën nëse perspektiva e anëtarësimit te Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet.

Pyetur nga “Blic”, Maja Kocijancic ka deklaruar prerë se “Bashkëpunimi me të gjithë duhet të jetë i barabartë, dhe më e rëndësishmja është ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

“Si eshte konfirmuar edhe nga Këshilli i Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha ajo.

Sipas saj, “çdo formë e ndikimit politik, theksoi ajo, është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Share: