Pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se mund të ketë destabilizim të mundshëm të situatës në Ballkanin Perëndimor në mungesë të perspektivës së BE-së, reagoi edhe NATO që shpreh shqetësim në lidhje me përkeqësimin e situatës.
Sipas NATO-s e ardhmja e Ballkanit Perëndimor shihet në kuadër të bashkëpunimit euro-atlantik.
“E ardhmja e NATO-s në Ballkanit Perëndimor është parë të jetë në drejtim të bashkëpunimit euro-atlantik dhe integrimit, ndërsa udhëheqësve të vendeve në rajon u takon të vazhdojnë që nëpërmjet dialogut të arrin pajtim”, thuhet në reagim.
Ndërsa për situatën aktuale në rajon dhe për deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili nuk e përjashtoi mundësine e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, NATO nënvizoi shqetësimin e tyre në lidhje me “situatën e përkeqësuar kohën e fundit”.
Nga Aleanca thonë se Ballkani Perëndimor është me interes strategjik për BE-në dhe NATO-n. Stabiliteti dhe siguria e rajonit kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës. NATO do të jetë i pranishëm, i vëmendshëm dhe i angazhuar në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe vazhdimin e misionit të KFOR-it.
Ndersa sipas nje zyrtari te NATO-s KFOR-i do të vazhdojë të luajë rol për mbështetjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë, në pajtim me mandatin e OKB-së” dhe se Aleanca e Atlantikut Verior kërkon nga vendet euroatlantike që të rithekson se “demokracia, sundimi i ligjit, reforma e brendshme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë thelbësore për bashkëpunim dhe stabilitet në rajon.