Home I pakategorizuar Del një video tjetër e vrasësit të Artan Cukut, policia apel për...

Del një video tjetër e vrasësit të Artan Cukut, policia apel për ndihmë

Policia e Shteti edhe pse vone ne fund ka zbuluar një tjetër video të vrasësit të dyshuar të ish-zyrtarit të lartë të Policisë, Artan Cuku. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën apel ndaj qytetarëve që mund të kenë informacion për vrasësin të kontaktojnë policinë.

Njoftimi i Policisë:

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 Prill 2017 ku u vra me armë zjarri ish drejtuesi i lartë i Policisë në nivel lokal Artan Cuku.

Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Policia garanton anonimatin e plotë dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299″

Share: