Home KRYESORE Rama shkon fshehurazi në zyrën e Metës, pritet emri presidentit të ri

Rama shkon fshehurazi në zyrën e Metës, pritet emri presidentit të ri

Burime mediatike kanë informuar 360grade.al, se pak minuta më parë, Kryeministri Edi Rama është futur në zyrën e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta.

Takimi vjen disa orë përpara nisjes së seancës kuvendore të radhës dhe raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Siç mësohet nga burimet të 360grade.al, Rama ka tentuar që ta fshehi këtë takim me Metën nga syri i kamerës, por mesa nuk ka patur sukses.

Kryetari i Kuvendit një ditë më parë deklaroi se themra e akilit , që nuk po i jep shqiptarëve qetësinë e merituar është kodi zgjedhor i ndërtuar në errësirë. Sipas Metës, duhet vullnet politik për të zgjidhur krizën. Nga krahu tjetër, ëshyë dhe debati për Presidentin, ku Meta theksoi se zgjedhja e Presidentit të rë do të bëhet brenda këtij legjislacioni, pra brenda tre raundeve të mbetura dhe duhet të zgjidhet me konsensus. Cili do të jetë ai? Mos ndoshta ky është dhe qëllimi i takimi Rama-Meta…/360grade.al/

Share: