Kreu i PS-së, Edi Rama, njëherësh kryeministër i vendit ka mbledhur sot deputetet e grupit parlamentar socialist.
Mbledhja ka nisur paradite dhe vjen pak kohë para se Kuvendi të zhvillojë raundin e katër të zgjedhjes së presidentit të ri, tashmë me një emër të qartë, e për të cilën PS dhe vetë Rama e ka dhënë që dje votën.
Gramoz Ruçi dhe Luan Rama, kryetarë të grupeve parlamentare të PS dhe LSI, kanë urdhëruar të gjithë deputetët që të anulojnë vizitat jashtë vendit që nesër në orën 17:00 të jenë në Kuvend për votimin e raundit të katërt për zgjedjen e Presidentit të ri.
Sipas Kushtetutës, për raundin e katërt mjaftojnë 71 vota për zgjedhjen e Presidentit.