Aleanca KuqeZi po ndjek me shqetësim të thellë krizën e rëndë politike ku po rrëshqet Maqedonia. Kreu i Aleancës Kuqezi kontaktoi mbrëme disa nga liderët shqiptarë dhe uroi zotin Talat Xhaferi për zgjedhjen e tij historike ai Kryetar i Kuvendit. Ndër të tjera lideri KuqeZi Kreshnik Spahiu kontaktoi kreun e Aleancës Shqipëtare Ziedin Sela pas plagosjes dhe i shprehu solidaritetin për këtë moment të vështirë. Aleanca KuqeZi i bën thirrje faktorit shqiptar të shmangin çdo skenar lufte dhe provokim të ultranacionalizmit maqedonas. Dhuna dhe destabilizimi i Maqedonisë përbën rrezik për paqen në Ballkan. Aleanca KuqeZi apelon njëkohësisht tek faktori ndërkombëtar që të garantojë jetën e deputetëve shqiptarë por dhe bashkëjetesën në shtetin multietnik maqedonas e ku shqiptarët përbëjnë komb shtetformues por konsiderohen si qytetar të dorës së dytë. Në këto momente historike partitë politike shqiptare duhet të ishin të bashkuara dhe partner serioz të Washigtonit dhe Brukselit.