Home KRYESORE Sa për radakën time, nëse vërtete ka Zot atëherë ai është me...

Sa për radakën time, nëse vërtete ka Zot atëherë ai është me Selën e jo me ju!

Nga Xhemal Ahmeti

Deri sa të këndoj gjeli, tri herë do të më mohosh – i tha Jezusi/Isa Pjetrit, njërit nga ndjekësit më aktiv të tij. Nga e dinte? Ia njihte karakterin apo vërtetë ishte bir i Zotit? Të dyja ndoshta, varësisht se nga cila perspektivë e lexojmë fjalinë: si besimtarë apo si areligjioz.

Sot në mëngjes shpesh më vërdallej në krye se si ndihen vallë gjithë ata imamë nëpër xhami, ekstremistë dhe pseudofetarë tjerë që bën aq shumë propagandë për “LëvizjenIK”, e cila që pas zgjedhjeve jo tri herë për një milion herë mohon çdo lidhje me Zotin e tyre? Ndihen të mashtruar? Apo ende nuk i kanë lexuar shenjat e perëndisë së tyre?

Shumica absolute e teologëve besimtarë thonë se Zoti komunikon me ne ndërmjet bukurive të tij (natyrën) dhe ngjarjeve me qëllimin që të na edukojë për drejtimin kah duhet të ecim. Ja le ta marrim këtë si të vërtetë. Nëse është kështu pse ngjarjet nuk punuan në favor të atyre që më së shumti i votuan fetarët “aktiv”.

Ngjarjet shkuan të gjitha në konto të Selës. Mos ishte Zoti ai që përdori vetën Selën duke ia marrë vetëdijen që t’ia shpëtojë jetën deri sa atë ta gjejë Abdylfeta Alimi? Pse atë njeri që pinë birë dhe për të cilin as që e dimë se a beson a jo?

Pse nuk e solli ndonjërin prej atyre bëlbave si Bilallin, Zekirjanë apo atë Gashin apo si e pat emrin në një gjendje të tillë për të edukuar perëndia të vetët se ka pushtetin absolut dhe se shenja e tij janë ata? Apo mos është IKJA shenja që donte Zoti të ua japë si shembull se çka donë prej jush? Jo?

Mos edhe Zoti juaj dashka më shumë të drejtin, të pakorruptuarin, atë që nuk mashtron në emër të tij me ca kupona për në dyqanet turke? Mos është kjo? Si është puna tash? Keni kujdes se perënditë janë qenie shumë enigmatike dhe ka gjasa të flasin edhe nëpërmjet atyre që ju i konsideroni demonë.

Mendohuni mirë! Sa për radakën tim nëse vertete ka Zot atëherë ai është me Selën e jo me ju!

Share: