Një i ri është plagosur me armë zjarri në Tiranë pasditen e sotme nga një person që udhëtonte me motorr. Lapsi.al raporton qe 26-vjeçari Dejvis Rustemaj me origjinë nga Tropoja u plagos rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë. Rustemaj është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një shtetas tjetër”- thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoritë ngjarjes