Home KRYESORE Sarkazma e Plasarit: Ja si i njohën ndërkombëtarët zgjedhjet farsë të Enver...

Sarkazma e Plasarit: Ja si i njohën ndërkombëtarët zgjedhjet farsë të Enver Hoxhës!

Duket s ejo rastesisht studjuesi Aurel Plasari sjel ne vemendje te publikut zgjedhjet e vitit 1945 te cilat edhe atehre u njohen nga ndkerkombetaret!

Mendoni se studiuesi Aurel Plasari ka bërë një krahasim pikant me një rast të ngjashëm po në Shqipëri?

Sipas dokumenteve të kohës që sjell studiuesi i njohur Plasari, farsë e vitit 1945 me të ashtuquajturat “gogla të opozitës” edhe Departamentit i Shtetit e kishte konstatuar, por megjithatë i ka njohur ato zgjedhje, që do të instalonin diktaturën më të egër në Europë.

Per me shume ja Statusi i plotë i Aurel Plasarit

MIRATIMI NDËRKOMBËTAR I ZGJEDHJEVE TË 1945-s PA OPOZITË

Mbasi kam publikuar dokumentin sesi diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë.

Jo, në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën.

Burimi: Archives of the United States in Washington, 59/6865/875.00/12-1145.

Share: