Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Petrit Vasili, gjatë një interviste të mërkurën në mbrëmje ne televizionin News 24, deklaroi se opozita gaboi rëndë kur nuk reflektoi për paketën ‘McAllister’.
Vasili, njëherazi ministër i Drejtësise, tha se duhet të bëjmë gjithshka që opozita të përfshihet në zgjedhje. “Nuk duhet ta provokojmë opozitën me retorika kërcënuese, te cilat vetëm sa e minojne kompromisin duke e bëre atë të pamundur. POr, dhe opozita nga ana e saj duhet të jetë më e hapur për kompromis, dhe të mos jetë e mbyllur”, shtoi ai.
Duke e konsideruar paketen McAllister nje mundesi per zgjidhjen e ngercit, Vasili tha se ajo do te ishte nje kompromis dinjitoz, pa humbës dhe pa fitues, qe do te rivendoste besimin e tronditur thellë mes klasës politike.
“Paketa ka qënë shumë në favor të opozitës dhe në disfavor të maxhorancës, ajo do të mundesonte kthimin e një besimi më të rritur mes paleve dhe mbajtjen e zgjedhjeve te ndershme në vend”, kryetari i LSI-se.
VAsili komentoi dhe tërheqjen e kandidatit te Kavajës nga kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se veprimi i shërbeu ctensionimit të situatës. Ai tha se LSI kërkon që opozita të jetë pjese e sistemit.
Kryetari i ri i LSI-së foli në interviste dhe per zgjedhjen e Ilir Metes President te Republikës dhe zgjedhjen e tij në krye të LSI.
“Jo nuk e dija asnjëherë se mund të isha unë kryetar i LSI. Kjo situatë erdhi pas zhvillimeve për zgjedhjen e presidentit, pasi ne pritëm disa raunde në mënyrë që të bëhej edhe opozita pjesë. Presidenca kërkoi Ilir Metën dhe jo Meta Presidencën. Ne i kemi shërbyer me sinqeritet çdo elementi që pasuronte hapësirën e kompromisit me opozitën. Zgjedhja e presidentit ishte në një moment rrufe, pasi vendi ishte drejt një paqëndrueshmërie. Kërkohej një figurë e lartë dhe e sprovuar që shoqëronte politikën shqiptare prej disa kohësh. Nuk kishte mundësi tjetër përveç Ilir Metës në këtë moment”, tha Vasili.