“Kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit!” – ishte komenti i kryeministrit Kosovar në detyrë në rrjetet sociale menjëherë sapo Kuvendi votoi pro shkarkimit të qeverisë se tij.
Mustafa u ndje i tradhtuar nga partneri i tij në qeveri Hashim Thaçi dhe për këtë, LDK thotë se nuk e njeh më si President të vendit.
“Veprimi i sotëm edhe një herë e la pa asnjë maskë Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tij në PDK, të inkriminuar dhe me probleme të thella me ligjin dhe të cilët sot u bashkuan për t’i dhënë fund Qeverisë që e çliroi shtetin nga kapja e gjithanshme, që i këputi fijet e krimit dhe të korrupsionit. Me këtë veprim, Marrëveshja e koalicionit bie në tërësi dhe LDK-ja nuk e njeh asnjë pikë të saj dhe asnjë rezultat politik të saj” – thuhet në deklaratën e LDK-së shpërndare per Media.