Nga Jonida Salku
Te jesh kandidat per deputet duhet te jesh patjeter i politizuar, s’do mend! Po edhe te gjesh nje pune kudoqofte ne administraten shteterore, duhet te kesh patjeter Parti. Edhe ne shendetesi duhet te jesh me Partine, edhe ne arsim, ne gjykate po e po! Se po te hapesh TV te plas Partilleku surratit; s’ka gazetar pa Parti, as kengetar, as shkrimtar, as piktor, as aktor…..
S’ka student pa Parti, s’ka pedagog pa Parti, as roje stadiumi, as shites farash ke cepi murit te shkolles…..
Edhe ne dyqan duhet te shkosh me tesere Partie, edhe ne rruge, kur te ndalon polici, kur merr kthesen majtas ose djathtas, kur vesh rrobat: rrobat e tua kane ngjyre, kujdes! Se ta sheh ngjyren Partia, e nese nuk eshte ngjyra e duhur te heq nga puna.
Ne kafe me shoqerine duhet te jesh gati per pak Partizma. Si?! U the shokeve “une s’jam me asnje Parti?!” Posi posi! E kush te beson? Ç’je ti, jashtetokesore qe nuk ke Parti?! Ku hahet buke pa Parti sot? Sepse buka vjen nga Partia, ne kuptimin e pare te fjales: per 5 vota merr thesin e miellit para zgjedhjeve.
…Dhe papritur behesh e superkerkuar! Nuk je marre kurre ne jete me Parti, por per çudi para zgjedhjeve te vijne e te hedhin trakte poshte deres, ta gjejne adresen, te trokasin ne prag si Deshmitare Jehovai, te persekutojne me ftesa, sms, te shkruajne ne inbox ne Facebook, e kush? Ca surreter qe ke nje jete qe i sheh me neveri sa here kalon ne rruge, qe nuk e kane piken e edukates me minimale per t’u quajtur njeri normal, nuk te kane pershendetur kurre ne rruge, vetdm kur kane patur rastin t’i kane derguar “te fala nenes”, papritur te shkruajne me aq miresjellje, saqe ti picerron syte per ta pare edhe nje here eshte a s’eshte ai.
Ai qenka, ai! Ai qe do behet neser drejtor, a magazinier, a doganier dhe do te te nxije jeten me injorancen e vet ty qe e ha çdo therrime buke hallall. Edhe do te te shaje serish, madje direkt nje dite pas zgjedhjeve. Edhe ti do e votosh, s’ke ç’ben, do ruash vendin e punes, do ruash kafshaten e bukes…..
Dhe do t’u thuash prape qe ti nuk ke Parti, qe ti nuk i beson kujt dhe nuk shpreson tek askush, por prape do te te thote gjithe dyshim “Posi, s’paske Parti ti, je me kundershtarin, prandaj”!
Dhe do te detyrohesh t’i shmangesh ose t’i largosh keta tipa me dy zgjedhje: ose t’i thuash secilit “po, per ty do te votoj (te mbushme e ke)”, ose do t’i heqesh nga Facebook-u, do t’i perzesh nga dera, do t’i biesh nga ndonje rruge tjeter, ne kerkim te ndonje Partie gjetiu, se pa Parti ne kete vend je kot, hiç, plehre…..