Deklarata e presidentit çek, Milos Zeman, ku thotë duke bërë shaka se gazetarët duhen hequr qafe, nuk ka kaluar pa kritika edhe nga qytetarët e vendit të tij.
Para takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Kinë, Zeman kishte komentuar numrin e madh të gazetarëve, duke thënë se janë shumë dhe se duhet të “likuidohen”.
Presidentit rus në llogari të kësaj shakaje ka shtuar, duke thënë se mjafton që të reduktohet numri i gazetarëve, por kjo bisedë e tyre është regjistruar nga mikrofonat dhe kështu audioincizimi është bërë viral.
Ndërkaq, nga zyra e presidentit çek, kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një shaka, por kjo mjaftoi që të reagojnë anëtarët e kabinetit të tij.
Shefi i diplomacisë çeke Lubomir Zaorlek ka deklaruar se “nuk i pëlqen” të flasë për një temë të përshtatshme, ndërsa ministri i Kulturës Daniel Herman se një deklaratë e tillë është e “papranueshme”.