Kreu i PD-së Lulzim Basha thirri dje një takim me aleatët e tij rreth orës 21.00. Takimi mes tyre ka zgjatur 20 minuta. Burimet nga selia blu bëjnë të ditur se Basha ka njoftuar aleatët se Rama është tërhequr nga paketa “McAllister”.
“Rama nuk e pranon paketën “McAllister” – kanë qenë fjalët e para të Bashës me aleatët. “Ai nuk pranon të ndryshojë datën e zgjedhjeve duke këmbëngulur që të jetë 18 qershori”- u ka qartesuar Basha aleateve te tij te vegjel.
Më herët ishte thënë se datat e Ramës për zgjedhjet ishin 18 qershori dhe 23 korriku që sipas tij ishin brenda kornizës kushtetuese dhe nuk shkelnin afatet. Opozita kërkon shtyrjen e tyre deri në implementimin e identifikimit biometrik të votuesve.