Home KRYESORE Luan Rama jashtë Parlamentit? Ja reagimi i nënkryetarit të LSI

Luan Rama jashtë Parlamentit? Ja reagimi i nënkryetarit të LSI

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot në lidhje me aludimet se ai rrezikon të mos marrë mandatin e deputetit të LSI-së. Ne fakt, Rama është i pesti në listën e kandidatëve të LSI për deputet në Tiranë. Me futjen e PD-së në zgjedhje, mundësitë për të fituar mandatin reduktohen.

Rama në profilin e tij në Facebook deklaron se ai është i pesti në listë, duke qenë kështu optimist se LSI-së do të marrë më shumë mandate në Tiranë, dhe se kjo parti i jep të gjithëve shansin për t’u bërë protagonistë të ndryshimit të epokave.

Share: