Home KRYESORE Papa Franceku: Te krishtere e Muslimane jane vellezer!

Papa Franceku: Te krishtere e Muslimane jane vellezer!

Papa Françesku foli në xhaminë kryesore në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, të drobitur nga konfliktet e dhunshme.

Papa Françesku atje tha se të krishterët dhe myslimanët janë vëllezër. Ai i bëri këto komente duke folur në viziten qe kreu xhaminë kryesore në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore.

“Së bashku ne duhet t’i themi jo urrejtjes, hakmarrjes dhe dhunës, posaçërisht asaj dhune që ushtrohet në emër besimit apo në emër të vet Zotit”, tha Papa Francesku i njohur per protagonizmin e tij ndaj dialogut fetar.

Ai theksoi se vizita e tij në vendin që ka parë konflikt politik dhe përleshje ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, do të ishte jo e plotë pa u takuar me komunitetin mysliman ndersa viziten e pare e ka kryer ne Shqiperine e cila njihet nderkombetarisht per tolerancen fetar.

Mesazhi i Papes në meshën e së dielës ne stadiumin Bangui ishte i ngjashëm, thirrje palëve që të lënë armët dhe t’u bashkohen përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit sektar.

Share: