Home KRYESORE Seanca e jashtëzakonshme/Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend…

Seanca e jashtëzakonshme/Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend…

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare të jashtëzakonshme për të zyrtarizuar marrëveshjen Rama-Basha. Në seancën, e cila fillon në orën 18:00, do të votohen jo vetëm ndryshimet në Qeveri, pas publikimit të emrave të ministrave teknik, por edhe plotësimi i Komisioneve të Vetting, duke i hapur rrugën zbatimit të reformës në drejtësi.

Rendi i ditës i kësaj seance do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Parlamenti do të miratojë edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore.
Ndyshime do të ketë në Kodin Penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë./360grade.al

Share: