Home KRYESORE 500 mijë Euro vetëm që britaniku Newman të përformonte 50 minuta ne...

500 mijë Euro vetëm që britaniku Newman të përformonte 50 minuta ne Tirane…?

Nga Mirela Cela Jorgo

Mbreme sapo pyeta sa është fatura qe u pagua për kengetarin e Natës se Bardhe. Mos kërkoni te ketë bamirësi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i detyrohet opinionit publik një llogari serioze për faturën e skandaloze që ka paguar për të sjellë në Tiranë britanikun John Newman për të kënduar 50 minuta në eventin “Nata e Bardh딝.

Burime të sigurta për Syri.net, bëjnë me dije se Bashkia e Tiranës (nuk dihet se me ç’farë parash), por ka paguar plot 500 mijë Euro vetëm e vetëm që britaniku John Newman të përformonte 50 minuta në skenën e vendosur në Sheshin “Skënderbej”.

500 mijë Euro për një Bashki që po përballet me 1 mijë e 1 probleme në 6 muajt e parë të menaxhimit të Erion Veliajt, pa-diskutim që janë një çmenduri financiare me kuptimin e plotë të fjalës e për më tepër për një ekonomi si ajo e Shqipërisë që po përjeton një krizë të madhe frymëmarrje dhe degradimi.

Share: