Ariana Grande nuk ka asnjë fjalë të shprehë dhimbjen e madhe për viktimat e pafajshme që sulmi terrorist la gjatë koncertit te saj ne Mançester.
Pas masakrës me 22 viktima dhe se paku 59 te plagosur, ajo ka postuar nje mesazh ne Twitter. “Jam e shkatërruar, nga thellësia e zemrës sime, me vjen kaq keq, unë nuk kam fjalë”.
Menaxheri i saj Scooter Braun ka thënë: “Zemrat tona janë të thyera”. Teksa falenderon autoritetet në Mançester për reagimin e tyre të shpejtë ndaj sulmit, ai shton: “Ne kërkojmë nga ju të mbani në zemrat dhe lutjet tuaja viktimat, familjet e tyre, dhe të gjithë atyre që u preken”.
Këngëtarja 23-vjeçare ka pezulluar turin e saj, pasi nuk është në gjendje të vijojë.