Nga “Studio e Hapur” në News 24, ish-kryeministri hodhi dritë mbi bisedën e bërë me zyrtarin amerikan mbërritur në Tiranë për zgjidhjen e krizës. “Ndikimin e pati përfaqësuesi i partisë amerikane, Yee. Ai shtoi platformën. Kjo ishte një marrëveshje që solli McAllister të përmirësuar. Për shembull nuk ekszistonte zv/kryeministri. Kur erdhën letrat e kam diskutuar me ambasadorin, por nuk kam qenë kumbar i marrëvëshjes, absolutisht jo, thjesht e kam mbështetur. Ai bëri Mcallister dhe e përmirësoi. Rama kujtoi se ne nuk do ta pranonim paketën. Paketa iu dha të dyve edhe Ramës dhe Bashës”, rrëfeu Berisha.