Nga Artur Nura
Te gjithë i mbajmë mend akuzat publike te PD-se kundër segmenteve te caktuara ne policinë e shtetit qe sipas tyre ishin te lidhura me narko-trafikun dhe po sipas tyre, ata do ishin segmentet qe do përdoreshin për blerjen e votës me paratë e mbledhura po nga narko-trafiku rreziku me i madh për demokracinë e brishte shqiptare!
Se fundi, ne pjesën me te madhe te artikulimit publik te eksponentëve te PD, ky shqetësim i madh është ne radhën e fundit te qasjes politike te kësaj partie politike historike e cila e kishte motor themelor te impenjimit qytetar këtë kauze ne Cadren e Protestës Qytetare, e cila imponoi shumicën te bënte marrëveshjen politike Rama – Basha.
Edhe ministri i ri dhe teknik Dritan Demiraj i propozuar prej PD ne takimin me drejtoret e policisë ne qarqe dje, këtë shqetësim e kishte cekur si te fundit ne takimin me ta, te paktën siç edhe është raportuar ne Media.
Z. Dritan Demiraj edhe pse është një ministër teknik, ai mban te gjitha kompetencat ligjore te një ministri dhe askush nuk mund ta ndaloje atë te verifikoje akuzat publike te partisë e cila e propozoi si ministër i qeverise gjysem teknike “Rama”.
Mjafton te sjellim ne vëmendje te opinionit dinamizmin e ish ministrit socialist shume te diskutuar Fatmir Xhafa, i cili nuk beri pak lëvizje ne kupolën e hierarkike policore duke i dhëne kështu te drejte, te paktën politikisht, akuzave te partisë demokratike.
Kujtojmë këtu qe vete ish ministri Fatmir Xhafaj ne emisionin Top Story ne Top Channel, tha se situata e kanabisit ishte arsyeja e lëvizjeve të shumta në policinë e shtetit. – “Ka pasur segmente dhe individë të veçantë të policisë që ose janë paguar me heshtjen e tyre ose kanë qenë pjesë e presionit nga grupet kriminale. Disa nga drejtuesit e policisë vendore minimalisht kanë heshtur për këtë gjë (kanabisin)” u shpreh Fatmir Xhafaj për gazetarin Sokol Balla.
Qartazi deklaratat e Fatmir Xhafës ranë ndesh me qasjen dhe pse jo, me propagandën e ish ministrit socialist Saimir Tahirit ndër vite dhe, pranuan tërthorazi akuzat e partisë demokratike për zinxhirin drejtues të policisë, që ministri ne detyre gjate intervistës se cituar, e quajti përgjegjëse për drogën, edhe pse ish ministri Saimir Tahiri e quante “policia që duam”.
Ndërsa ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e konsideronte sukses rezultatin e luftës me kanabisin ne Lazarat, për herë të parë, një ministër socialist i qeverisë te Edi Rames foli për shpërndarjen e fenomenit nga Lazarati në të gjithë Shqipërinë.
Ne mund te sjellim dhe vëmendje se pertej qëndrimeve politike edhe gazeta zyrtare e kësaj partie Rilindja Demokratike i ka artikuluar ne vazhdimësi qëndrimet politike me emra konkrete te shefave te policisë te cilët sipas tyre ishin te implikuar ne trafiqe te narko-trafikut dhe, detyra e ministrit Dritan Demiraj është ti verifikoje këto akuza dhe nëse rezultojnë te vërteta, jo vetëm te beje shkarkime, por edhe procedime penale për to sipas ligjit ne fuqi dhe kompetencave ligjore te vete ministrit.
Ky do ishte rezultati i shume pritur nga shqiptaret për ministrin e propozuar nga partia demokratike, te paktën ata qe mbështeten hapur qasjen politike te Lulzim Bashes dhe te aleateve te tij kundër narko-trafikut dhe përdorimit te tij për interesa politike.
Z. Demiraj nuk ka shume kohe për ta bere një gjë te tille dhe ligji ja jep këtë kompetence. Nese ja del kësaj beteje, ai ja ka dale edhe ndërhyrjes se administratës politike ne zgjedhjet e lira dhe te gjithë pranuara.
Sot ministri Dritan Demiraj vizitoi edhe Prokurorine e Përgjithshme dhe Opinioni pret qe ai tia dale kësaj sfide ne interes jo vetëm te PD, por te te gjithë shqiptareve dhe Shtetit te se Drejtës.
PS: Botojme te plote dhe me video deklaratën për mediat me 19.08.2016, te kreut te Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj i cili listoi 11 emra drejtuesish, funksionet, si dhe lidhjet e tyre me narkotrafikun duke shtruar pyetjen nëse janë verifikuar këto akuza? Pse jo edhe për ti pastruar këto autoritete nëse nuk qendrojne!
“Kemi denoncuar prej ditësh me emra dhe me zona konkrete se si shefat e Edi Ramës në polici janë kthyer në menaxherë të drogës”, tha Alibeaj ndërsa citoi të dhënat e raportit të shërbimeve partnere dhe shërbimeve inteligjente ku citohen edhe emrat e mëposhtëm:
Erjon Bici, shef i Komisariatit Devoll, i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ku është akuzuar në vitin 2015 në emisione investigative për parcela me kanabis në fshatin Miras, ku për secilën raportohet të ketë përfituar 30.000 €.
Robert Ibrahimi, shef i Komisariatit Ersekë, menaxhon parcelat me kanabis në këtë zonë.
Alfred Maksuti, shef i Komisariatit Peqin. Vëllai i vet është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktivitetin kriminal e ka vazhduar vetë Maksuti.
Vojo Peçi, shef i Komisariatit Kuçovë, i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Elton Alushi, shef i Komisariatit nr. 3, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, jep ndihmën e tij në trafikimin e drogës.
Sali Skura, shefi i Komisariatit nr. 5. I implikuar në kultivimin e bimëve narkotike, gjobëvënie ndaj biznesit të ndërtimit të vogël dhe të madh në ndërtim duke përdorur edhe Loard Sallakun shef Seksioni i Krimeve.
Loard Sallaku, shef i Krimeve dhe zv/shef Komisariati në Kamëz. Raportohet se ka marrë përsipër mbjelljen e menaxhimin e kanabisit në malësinë e Zall Herrit deri në kufi me Krujën.
Behar Caka, shef i Komisariatit Vlorë, i përfshirë në kultivimin edhe ruajtjen e kanabisit dhe i përfshirë në çdo aktivitet dhe fushatë të Partisë Socialiste në këtë qytet.
Roven Zeka, shef Rendi i Komisariatit nr. 2, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, i përfshirë në kultivimin e kanabisit së bashku me ish-shefin e Komisariatit nr. 2, Ilir Proda.
Gazmend Shehu, shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, i lidhur drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike në rrugët detare në bashkëpunim me miqtë e tij më të ngushtë, Balilajt, tek të cilët më parë ishte i punësuar si drejtues teknik i biznesit të tyre.
Oltion Bistri, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, i lidhur me bandën e gjobëvënësve dhe vrasësve me pagesë, si Meart e Ilir Berberi. Mbulon dhe ndan fitimet e drogës në këtë zonë.”
Partia Demokratike qe vertetohet edhe ne Videon