Nё udhёtimin e tij tё parё jashtё vendit Presidenti i SHBAsё Trump i shpёrfilli aleatёt nё Europё dhe lejoi autokratёt t’i servileshin. Kjo zgjon dyshime ndaj besueshmёrisё sё SHBAsё, mendon Alexandra von Nahmen.
Me udhёtimin e tij tё parё jashtё vendit, Presidenti i SHBAsё Trump donte tё tregonte, qё pretendimi i tij “America First” ёshtё kompatibёl me rolin lider amerikan nё botё. Koreografia e kёtij udhёtimi ishte konceptuar me zgjuarsi dhe udhёtimi ishte planifikuar prej javёsh tё tёra: Nga Riadi – historike dhe unike – ai shkoi direkt nё Jeruzalem. Nga vendi i shenjtё turi vazhdoi nё Vatikan, pёr tё vazhduar mes miqve e partnerёve nё Bruksel e nё Taormina.
Njё udhёtim, qё i ofroi shansin Presidentit amerikan, tё shkёlqejё nё skenёn botёrore – si burrё shteti, i cili tёrheq vёmendjen, frymёzon dhe respektohet anё e mbanё. Por qё i cili nё radhё tё parё ndjek njё qёllim: tё mbrojё interesat e SHBAsё. Ky ishte narrativi i udhёtimit. Njerёzit e shtypit pёrreth Trumpit dhe kёshilltarёt e tij e ekzagjeruan madje me superlativa pёrshkrimin e sukseseve tё tyre.
Analiza/ ‘Trump shpërlli aleatët në Europë! Besueshmëria e SHBA në rrezik’
Imazhe tё bukura, por aspak substancё
E vёrteta e hidhur ёshtё se, pas imazheve tё bukura dhe deklaratave tё mёdha ka pak substancё. Deri tani shtёpia e bardhё e ka lёnё pas dore, qё t’i konsolidojё premtimet dhe nismat e presidentit me detaje pёrmbajtёsore. Si do tё vihet nё jetё vendimi i Riadit pёr tё bllokuar burimet financiare tё ekstremistёve dhe mbёshtetёsit e tyre? Sa konkret ёshtё plani pёr njё paqe nё Lindjen e Mesme?
Edhe mё keq akoma: Udhёtimi demonstroi edhe njё herё mё shumё, se sa fort i pёrmbahet Trumpi njё politike tё jashtme transatlantike. Njё politikё, qё karakterizohet nga njё garё interesash, qё negociohen vazhdimisht. Kjo me pasoja tё rrezikshme: Pёr t’i vёnё nё lёvizje sundimtarёt dhe qeveritё nё shumicёn e vendeve myslimane qё tё bashkёveprojnё nё aleancёn e tij kundёr ekstremizmit, Presidenti u ka dhёnё atyre pothuajse dorё tё lirё nё qeverisjen nё vendet e tyre. Tё drejtat e njeriut dhe forcimi i shoqёrisё civile pothuajse nuk luajnё asnjё rol.
Lojё e rrezikshme me zjarrin
Pёr tё fituar mbёshtetje nё Arabinё Saudite dhe nё Izrael, gjatё udhёtimit tё tij nё mёnyrё tё pёrsёritur Trump turfullonte kundёr Iranit. Por kёrcёnimet e tij nuk duan tё thonё, se SHBAja vёrtetё do ta anulojё marrёveshjen bёrthamore tё vendosur me disa partnerё me Teheranin. Por retorika konfrontuese e Trumpit mund tё ҁojё nё njё dhunё tё re mes shiitёve dhe sunitёve nё rajon. Presidenti i SHBAsё luan me zjarrin dhe me sa duket nuk do t’ia dijё pёr pasojat.
Tё shtangur dhe tё indinjuar e panё kёtё spektakёl aleatёt e SHBAsё nё Europё. Shpresa e tyre pёr ta bindur Trumpin nё biseda personale lidhur me vlerat e pёrbashkёta si dhe pёr nismat e vendosura me paradhёsin e tij Obama, u shuan. Nё Bruksel Presidenti i ri i SHBAsё madje i injoroi me kritikёt e tij tё vrazhda partnerёt e NATOs lidhur me shpenzimet e tyre pёr mbrojtjen dhe kjo madje nё njё ceremoni, qё synonte ta kremtonte aleancёn si njё lidhje historike dhe me orientim drejt sё ardhmes.
Aleaca ad hoc kundёr aleancave tё vjetra
Qё Presidenti i SHBAsё nё samitin e G7 nё Taormina de facto i minoi bisedimet e pёrbashkёta dhe qё ai nuk lёshoi pe pёr shumё ҁёshtje, tregon taktikёn e vёrtetё dhe rrezikun e presidencёs sё tij: “America First” mund tё nёnkuptojё krijimin e aleancave ad hoc – dhe njёkohёsisht tё frikёsojё partnerёt afatgjatё dhe besnikё.
Besueshmёria e Amerikёs kёsisoj ёshtё nё rrezik. Kjo ёshtё ajo qё mbetet nga udhёtimi i parё i Trumpit jashtё vendit. DW