Nuk ka të ndalur rrjedhja e kandidatëve të Partisë Demokratike nga listat e kandidatëve për deputetë. Pas kryetarit të PD-së së Shkodrës Ramiz Çobajikën edhe një tjetër emër i njohur nga të zgjedhurit e kryetarit Basha.Helidon Bushati mbante një vend të sigurt në këtë listë, por në një deklaratë në rrjetet sociale ai thotë se ka vendosur të tërhiqet për të maksimalizuar rezultatin.
Për shkak të këtyre largimeve Partia Demokratike vendosi të ndryshojë listën e Shkodrës. Pas mitingut që zhvilloi në Lezhë, Basha zhvilloi një takim me kandidatet e Shkodrës. Ne këtë takim ai u ka komunikuar vendimin se në vend te Helidon Bushatit të vendoset Bardh Spahija ndërsa i 6-ti ne vend te Bardh Spahise të hyjë Gjokë Uldedaj.
Një tjetër situatë e paqartë është edhe në listën e Beratit. I pari që u largua ishte anbientalisti Sazan Guri. Po gjatë të hënës u largua nga lista e Beratit,Bujar Hoxha, i renditur i gjashti në listën e PD për këtë qark. Duket se Hoxha është i pakënaqur nga renditja në fund, pasi pretendonte të udhëhiqte listën duke i renditur i pari ose i dyti. Kryetari Basha ka marrë një ultimatum edhe disa orë që të takojë kandidatin Lefter Maliqi, të po këtij qarku i cili është i pakënaqur nga fakti i të qenit i treti në listë.
Edhe Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, ka deklaruar publikisht tërheqjen nga gara, pasi nuk e pranon renditjen ne vendin e katërt ne qarkun e Dibrës. Përmes një postimi edhe ne profilin e tij ne Facebook, Sulejman Gjana bën te ditur se ky vendim erdhi pas nje mbledhje te kryesisë se PLL dhe reflektimi pas marrëveshjes Rama-Basha. Sipas ish-kandidatit Gjana, renditja e PLL-se ne vendin e katërt është fyerje ndaj këtij subjekti politik dhe mbështetësve te saj.
Në Elbasan është përfolur largimi i Blendi Himçit, por deri tani ai vetë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.
Ndërsa dega e Partisë Balli Kombëtar në Vlorë i ka bere thirrje kryetaritAdriatik Alimadhi, aleat i Bashës, që renditet i gjashti ne listen e kandidateve per deputete ne qarkun e Vlores, te terhiqet nga gara.
LISTA E TE LARGUARVE
Ramiz Çobaj, Shkodër
Helidon Bushati, Shkodër
Sazan Guri, Berat
Bujar Hoxha, Berat
Lefter Maliqi, Berat (në pikëpyetje)
Sulejman Gjana, Dibër
Blendi Himçi, Elbasan (në pikëpyetje)
Adriatik Alimadhi, Vlorë (në pikëpyetje)