Home KRYESORE Vajza e Azem Hajdarit: Ja pse u ktheva nga SHBA

Vajza e Azem Hajdarit: Ja pse u ktheva nga SHBA

Vajza e ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari, Rudina, e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News tha se vendimi për t’u angazhuar në politikë është i kahershëm, ndërsa shton se do të përfaqësojë demokratët në njësinë 11, që është zona e Laprakës në Tiranë.

“Ndihem tejet e nderuar dhe e vlerësuar. Ndihem e lumtur që përfaqësoj njësinë 11, atë të Laprakës. Hyrja ime në PD e vlerësoj si një moment kyç të jetës sime, por edhe për Shqipërinë, pasi e ndjej që tek të rinjtë ka disa probleme. Fatkeqësisht, politika shqiptare nuk është e përfaqësuar shumë nga të rinjtë” – tha Hajdari.

“Kthimin në Shqipëri ka qenë një vendim që e kam marrë prej kohësh. Hyrja në politikë nuk është rastësi. E kam dashur gjithnjë. Reagimet kanë qenë shumë shumë të mira si brenda PD-së, si jashtë. Duke qenë se koha është e shkurtër, mund të arrijmë shumë gjëra. Jam besimplotë se do të jem një “dorë e madhe” për Partinë Demokratike në atë zonë.

Share: