Home KRYESORE VIDEO-PËRGJIMI/ Filmohet ministri Dritan Demirajt kundër urdherit te prokurorit

VIDEO-PËRGJIMI/ Filmohet ministri Dritan Demirajt kundër urdherit te prokurorit

Një video-përgjim i Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj është publikuar sot në Opinion.al. Ministri duket në video që urdhëron policët të mos i binden prokurorisë për sekuestrimin e prozhektorëve që u përdorën në mitingun e PD, të shtunën e 27 Majit.

Në përgjimet audio dhe video dëgjohet, Dritan Demiraj që urdhëron policët të kthejnë 12 prozhektorët tek kompania private, pavarësisht urdhërit të prokurorisë. Shkak për kthimin e prozhektorëve, sipas Ministrit të Brendshëm është takimi i planifikuar për të nesërmen i Partisë Demokratike.

Prokuroria kishte urdhëruar sekuestrimin e 12 mjeteve që u përdorën në fushatë, me dyshimet se dëmtimet që pësuan simpatizantët e PD mund të kishin ardhur nga rrezatimi i prozhektorëve.

Nuk dihet si është bërë përgjimi i Ministrit të Brendshëm, që komunikon me vartësit e tij. Mbetet për t’u verifikuar si u përgjua Dritan Demiraj dhe ligjshmëria e urdhrit që dha ai për të mos sekuestruar të gjithë prozhektorët e kompanisë private.

BISEDA E PERGJUAR MES DRITAN DEMIRAJT DHE POLICEVE

“O çuna po pa ca bëni. Ju merrni një prozhektor për hetim, për çfarë ju duhen 12 copë?”, dëgjohet t’u drejtohet Demirajt policëve dhe oficerëve në vendin e ngjarjes.

Duket se ata i janë bindur urdhrit të Ministrit dhe gjysmë zëri i thonë se “kështu u kishte thënë Prokurori”.

Pjesë nga debati

Demiraj i drejtohet përfaqësuesit të firmës private që ka prozhektorët: A ke nesër aktivitet politik ti?

Përfaqësuesi i firmës: Po

Demiraj-hetuesve: Po kjo s’ka sens. O çuna po si i merrni 12 drita firmës ju. Si do pengoni aktivitetin e tij. Ktheni mbrapsht urgjent vetëm 1 do merrni. Këto s’janë armë që duhen analizuar të 12-ta. Ju mjafton Një për hetimin.

Një nga hetuesit: O shef po ne kështu na ka thënë prokurori…

Video:
Share: