Home Gjeo-Ekonomia Ja pse Shqipëria nuk behet si Zvicra, Zhvillimet ekonomike…!

Ja pse Shqipëria nuk behet si Zvicra, Zhvillimet ekonomike…!

Nga Ing. Xhevair Ngjeqari

MBI RESURSET E LIMITUARA DHE TË PALITIMUARA NATYRORE

Zhvillimet ekonomike bazohen në aftësinë mendore, eksperiencën profesionale dhe në burimet natyrore ose pitagorën e ekonomisë. Burimet natyrore ndahen në pasuri të limituara ose të palimituara. P.sh: Njeriu dhe makinat nëpërmjet përdorimit konsumohen. Ato bëjnë pjesë në mjetet kryesore ose resurset e limituara. Edhe vëllimet modeste të pasurive minerare të vendit tonë, si kromi, nafta, hekur nikeli, të cilat nëpërmjet përdorimit konsumohen, ose rigjenerohen në cikle të gjata kohore, bëjnë pjesë në grupin e pasurive natyrore të limituara.

Deti, bregdeti, shtrati i detit, toka dhe dielli, aftësia mendore dhe eksperienca profesionale, të cilat nëpërmjet mirëpërdorimit, përmirësohen vazhdimisht, bëjnë pjesë në grupin e pasurive të palimituara. Po t’u shtosh dhe vlerën ekonomike të pozicionit gjeografik të vendit, vetëkuptohet që Shqipëria dhe Kosova bën pjesë në vendet me statusin e privilegjuar natyror në hapësirën mesdhetare. Përveç altimetrisë së relievit, (që e gëzojnë shumë shtete), vendi ynë zotëron bonuset e pronësisë detare, si dhe aftësinë e përpunimeve portuale dhe të korridoreve të transitit Euro–Ballkanik.

Në poligonin e resurseve të palimituara, vendi ynë shfrytëzon pjesërisht terrenet tokësore dhe agroblektorale, ndërsa pasuria detare dhe koncepti ekonomik i transitit, ajërtokë-det, ekzistojnë si nocion gjeografik. Në perspektivë ekonomia vendore do të mbështetet mbi burimet e palimituara gjeo-ekonomike. Në të kundërt, një shtet që nuk shfrytëzon aftësinë mendore, eksperiencën profesionale dhe burimet natyrore, është i destinuar të zvarritet në të ardhurat e krahut të punës, ose më tej, në skamjen e varfërisë së zgjatur. HAPËSIRAT DETARE (UJORE) DHE JETA NJERËZORE

1. Hapësirat detare i kanë dhënë tokës emërtesën e planetit blu, duke shërbyer edhe si modeluesi i sipërfaqes tokësore. Me funksionet e termostatit planetar, termometrit të ekuilibrit ekologjik të jetës njerëzore, me shërbesat e serbatorit të ujit dhe të nxehtësisë, me hambarin e prodhimeve itike e minerare, së bashku me laboratorin natyror të ciklit hidrologjik (Evaporazion-Traspirazion-Atmosferë-Precipitacion), pasuria e palimituar detare dhe ujore zhvillon procese natyrore universale ciklike, mbi të cilën mbarështohet gjithë universi i jetës kalendarike. Kjo nënkupton, se gjithë jeta tokësore varet nga vëllimet ujore detare dhe energjia diellore. Duke qenë se konstantja e energjisë diellore qëndron mbi mendimin dhe teknologjinë, midis tokës dhe ujit, bonuset anojnë nga pronësia ujore, që nënkupton, se lidhjet direkt me vëllimet ujore vlerësohen si privilegje natyrore.

2. Të ndjeshëm ndaj beneficeve ujore, në brigjet detare dhe ujore jetojnë n=18 % ose n=1,23 miliard e popullsisë globale me tendencë rritjeje deri n=30 % në vitet T=2050. Integrimin më të lartë e kanë hipotekuar vendet (E.U) me L=68 000 km vijë bregdetare ose tre herë më të gjata se brigjet amerikane dhe rreth dy herë më të gjata se litoralet ruse.

3. Në bashkëjetesë me pesë zona marine, Mesdheun, Detin e Zi, Baltikun, Detin e Veriut dhe Atlantikun lindor, evropianët përpunojnë mbi V=2 miliard ton mall/vit ose mbi 23 % të transportit maritim botëror, kur përfaqësojnë N = 6, 81 %, të popullsisë globale. Së bashku me territoret e Islandës, Norvegjisë e Turqisë, Euro-brigjet arrijnë L=185 000 km, duke siguruar dalje dhe aktivitet të lirë në Arktikun verior. Marrëdhëniet me prurjet ujore, lumore, liqenore dhe vijën bregdetare kanë tërhequr grupet më të mëdha të popullsisë, duke grupuar Evropën si zonën e dytë urbane-detare, pas Azisë, përsa i përket densitetit.

4. Jeta në tokë ka pagëzuar ujin si burimin natyror më të vyer, me identitet të pandryshuar, në antikitet, aktualitet dhe perspektivë, para, pas, rreth, brenda dhe jashtë jetës njerëzore. Në këtë vlerësim, vendi ynë, me aksione direkt, balneare dhe alpine në brigjet mesdhetare, me ondulacionet e relievit kodrinor e malor në brendësinë tokësore, të shoqëruara me rreth V=41,2 miliard m3 ujëra të ëmbla, pranë bregut dhe në lartësi, me luginat që depërtojnë si korridore në brendësi të Ballkanit, me të vetmen ultësirë bregdetare të Adriatikut dhe Jonit Lindor, vetëkuptohet që së bashku me shqiptarët bashkëjetojnë me statusin e kombit të privilegjuar mesdhetar, me të gjitha gradët e lirisë ekonomike dhe me të gjitha liritë e komunikimit.

5. Duke ndjekur “baticat” e lëvizjeve urbane, sidomos në brigjet e Mesdheut, (përveç litoralit afrikan), gjykojmë se në fashën bregdetare shqiptare, brenda viteve V=2050-2100, do të urbanizohen (strehohen) mbi N=70 % ose mbi N=2, 5 milion të popullsisë shqiptare. 7 Një investim, vetëm për projektet e korridorit turistik bregdetar “Infrastrukturës Portuale dhe Zhvillimit Urban-Turistik të Vijës Bregdetare”, do të vitalizonte frontin më të madh perspektiv të ekonomisë dhe urbanistikës, turizmit, agrikulturës dhe do të shmangte invazionin urban të natyrës të ish-kënetës së Durrësit.

6. Në terrenet e virgjra bregdetare, inxhinieria e planifikimit, urbanistët, arkitektët, vendosin modinat e bashkëjetesës së shoqërisë njerëzore me token, detin, hapësirën. Kur litorali bregdetar të ezaurohet nga projektet teknike, vitalizimi urbano-maritim do të jetë shumë intensiv, sepse studimet në terrenet e lira, ofrojnë më shumë gradë lirie për modele teknike, në krahasim me përshtatjet në qendrat urbane.

7. Uji në ekosistemin natyror (Ujë Diell-Ajër-Tokë) përbën materien kryesore për zhvillimin e çfarëdo forme të jetës. Ai gjendet në natyrë në masën më të madhe të deteve në gjendje kimike të kripur dhe në hapësira të tjera në gjendje të ëmbël, të ngrirë, avulli, etj. Studimet evidentojnë se banorët e qendrave urbane deri në L=5 km larg detit, gëzojnë tregues saniteti më cilësor se komunitetet e distancuara L≤50 km më larg nga vija bregdetare, pa llogaritur prurjet e produkteve itike dhe bonuset e kënaqësive turistike.

8. Ujërat detare mbulojnë S=70, 678 % të rruzullit tokësor dhe përbëjnë N=97 % të ujërave të planetit, duke gjeneruar v=32 % të lëndëve të para në nivel botëror, ndërsa ujërat e ëmbla mbulojnë: v=0.80 % të sipërfaqes dhe përbëjnë v=0.009 % të vëllimeve ujore. Hapësirat ujore dhe korridoret detare realizojnë N=41 % të transportit të mallrave, kundrejt N= 47 % që qarkullohet në sistemin rrugor dhe me eficiencën e lëndës djegëse me kosto rreth N=2, 54 herë më të ulët se udhëtimet rrugore.

Tërësia e veprimtarisë njerëzore në marrëdhënie me botën ujore formon lidhjen organike më miqësore të shoqërisë njerëzore me natyrën. Hapësirat detare ofrojnë pasuritë e detit dhe shelfit detar, korridoret detare të transitit dhe qarkullimit të brendshëm, aktivitetin e turizmit detar dhe bregdetar, filtrin natyror të diversitetit të bioklimës, vizionet e bukurive natyrore dhe komoditetin e bashkëjetesës hidro-urbane. Depresionet ose vëllimet ujore vazhdojnë akoma të shërbejnë si landfille për mbetjet komunale e industriale, për derdhjet lundruese e tokësore.

Në ciklin vjetor avullohet rreth H=0,7–0,85 m, lartësi uji nga sipërfaqja ujore dhe nëpërmjet reshjeve e kondensimeve, kthehet dhe riciklohet në tokë së bashku me ndotjet, duke i kthyer përsëri në jetën urbane ose gjenezën e prodhimit. Prognoza e rritjes së popullsisë dhe dialektika e mbijetesës kanë orientuar arritjet shkencore e urbane drejt hapësirave detare e ujore, sepse bilanci i përfitimeve nga bregdeti, deti dhe shtrat deti, si pasuri pa limit konsumi, që vetë riciklohet, përbëjnë të tashmen, kënaqësinë dhe të ardhmen e shoqërisë njerëzore, të cilat në varësi të pozicionit gjeografik, ofrojnë pasuri të diferencuara ekonomiko-shoqërore.

P.sh., Mesdheu është më i populluari në vijën bregdetare, më turistiku dhe më tregtari në vlerësimin e qarkullimit ekonomik, ndërsa si infrastrukturë formon kryqëzimin e detyruar të tranzitit të rrugëve maritime botërore. Kjo nënkupton se vendet që bordurojnë Mesdheun jetojnë me komoditetin, begatinë, resurset natyrore, në krahasim me shtetet me territore tokësore, që nënkupton se marrëdhënia me detin është një detyrim – përcaktim për jetën dhe ekonominë shqiptare.

Vazhdon…

Share: