Kryetari i ri i LSI gjen momentin dhe sulmon kryeministrin Edi Rama per deklaratat e tij qe nuk do te tjera parti ne prehër ndërsa është ne timonin e vendit.
Ja statusi i Petrit Vasilit:
Tafmaja e makinës me një timon.
Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994.