Home KRYESORE Topalli: Më ktheni statutin dhe forumet e PD, t’ju kthej si kusur...

Topalli: Më ktheni statutin dhe forumet e PD, t’ju kthej si kusur Bashën

Deputetja e PD-së Jozefina Topalli e pakënaqur nga moskandidimi në zgjedhjet e qershorit dhe me shumë pesimizëm për të ardhmen e kësaj force ka bërë një sfidë të hapur për demokratët.
Ndërsa ka kërkuar të respektohen forumet e partisë që sipas saj nuk janë pyetur për listën e kandidatëve, Topalli tha se në këmbim mund të jepte Bashën.
“Më ktheni statutin dhe forumet e PD, t’ju kthej si kusur Bashën”, u shpreh Topalli, duke aluduar në këtë mënyrë se nëse do respektoheshin forumet dhe statuti, Basha nuk do ishte më kryetar.
Topalli: Unë jam e bindur se kjo është lista prova të e Bashës, ku Sali Berisha ka zero ndikim. Unë skam pasur kurrë grupe në jetën time, unë skam mendime, por kam qëndrime. Takimet janë të braktisura nga qytetarët nga strukturat e Partisë Demokratike. Ka braktisje sot në Shkodër, braktisje totale,
 
Bushati: Kjo që po ndodh PD sot, është i njëjti film që i ka ndodhur PS në 2005, në 2009, tentativa për të kthyer Partinë në personale. Ka shumë veta që thotë nën zë që, Edi Ramës si ka dal keq ajo që bëri.
Share: