Home KRYESORE Dashamir Tahiri reagon ndaj deklaratave të Idrizit: Ai nuk beson as veten,...

Dashamir Tahiri reagon ndaj deklaratave të Idrizit: Ai nuk beson as veten, çamët do ta nxjerrin në pension

Pas deklaratave të kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, ka reaguar menjëherë kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Vlorës, Dashamir Tahiri në llogarinë e tij personale në rrjetin social “facebook”.

Idrizi në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se nëse PD merr 5 deputetë në Vlorë ai do të dorëhiqet nga politika, duke thumbuar kështu indirekt kandidatin e pestë në listën e PD-së në Vlorë, Dashamir Tahirin.

Në reagimin e tij Tahiri shkruan se Idrizi është një njeri që nuk beson as veten për ato që thotë dhe se kur PD do të marri 5 deputetë në Vlorë, nuk do të jetë nevoja ta mbajë fjalën ose jo sepse çamët me votat e tyre do ta nxjerrin në pensionin politik të parakohshëm.

Postimi i plotë i Dashamir Tahirit:

Nje pergjigje per te çnderuarin Shpetim Idrizi

Sot Shpetim Idrizi eshte shprehur ne nje emision se terhiqet nga politika nese ne Vlore do te dilnin 5 deputete nga Partia Demokratike.E quaj te çnderuar sepse do vinte te kandidonte ne Vlore dhe nuk e beri.Un e sfidova meqe e harroi dhe perseri nuk e beri….Pra ky eshte Shpetimi,nje njeri qe nuk beson as veten per ato qe thote .Kur PD do te marri 5 deputet ne Vlore,nuk do te jete nevoja ta mbaje fjalen ose jo sepse çamet jane lodhur duke e pare se si perfiton ne emer te tyre per interesa personale ,dhe votat e tyre do ta nxjerrin ne pensionin politik te parakohshem.

Share: