Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Ja pse Shqipëria nuk behet si Zvicra. TË DREJTAT E SHTETEVE MBI...

Ja pse Shqipëria nuk behet si Zvicra. TË DREJTAT E SHTETEVE MBI KUFIJTË DHE PRONËSINË DETARE.

Nga Ing. Xhevair Ngjeqari

REGJIMI JURIDIK I DETIT. TË DREJTAT E SHTETEVE MBI KUFIJTË DHE PRONËSINË DETARE. (”UNCLOS” UNITED NATION CONVENTION ON THE LAV OF THE SEA) (Informacione të shkurtuara)

1. Deti Mesdhe S= 2 516 000 km2: 361 132 600 = 0,696 % ~ 07 %(më pak se 1%)

2. Deti Adriatik S=139 595 km2…. R=(139 595 : 2 516 000=5,548 % të deti Mesdhe )

3. Një milje detare (Nodi ) L=1852 ml. Një milje tokësore L = 1610 ml.

4. Shqipëria kufizohet me ujërat detare dhe lumejtë, me Malin e Zi, Italinë dhe Greqinë.

5. Kufijtë dhe pronësia detare janë pasuri kombëtare dhe duhet të studiohet në programet shkollore (kanë filluar), ndërsa si informacion duhet të jetë i hapur për median dhe shoqërinë civile.

Institucionet ndërkombëtare kanë bërë vazhdimisht përpjekje për të mbrojtur e menaxhuar hapësirat e vëllimet ujore, duke ligjëruar të drejtat e shteteve mbi pronësinë e kufijtë e sipërfaqeve detare, marrëdhënien me brigjet dhe marrëdhëniet me ujërat territoriale të shteteve kufitare. Vendosja e regjimit ligjor i të drejtave mbi detin kalon në afatet e zgjatura të ratifikimit midis shteteve, duke evidentuar dhe problematikat që krijohen nga zbatimi i normave juridike.

Në vitin 1930 dhe në prill të vitit 1958, në Gjenevë u kodifikuan të drejtat mbi detin territorial dhe kufijtë detarë midis shteteve, të cilat morën formën e plotë juridike në vitet 1973 dhe 1982 dhe hynë në fuqi në vitin 1994, ku u përcaktuan detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë e shteteve mbi përdorimin e shfrytëzimin e sipërfaqeve të deteve, të oqeaneve, liqeneve, lumenjve etj.

Ligjet që u miratuan u quajtën Ligji i Traktatit të Detit, ose E Drejta Juridike e Detit. Traktati ndërkombëtar zëvendësoi ligjet ose të drejtat e përdorimit të detit që ishin formuluar më parë. Kufijtë e ujërave detare manifestojnë problematika nga më të ndryshmet, sepse brigjet dhe hapësirat natyrale ujore nuk janë vija uniforme dhe madhësi standarde.

Në vitet 1930 dhe në proces 1962, 1973, 1982 dhe 1994 morën formë dhe u ratifikuan dimensionet juridike të Traktatit mbi Regjimin Juridik të Detit (UNCLOS), duke orientuar kufijtë:

1. Vijat Bazore Shtetërore ose Vija Bazë Bregdetare dhe Ujërave të Brendshme.

2. Deti Shtetëror ose Ujërat Territoriale B=12 milje =22,22 km (Nga Vijat Bazore).

3. Hapësira e Afërt Detare, Contiguoues Zone B=24 milje =44,44 km (Nga Vijat Bazore).

4. Hapësira e veçantë Detare Ekonomike. Economic Exclusive Zone B=200 milje =370 km

5. Kufijtë e Shtratit të Detit Kontinental ose Shtradeti Kontinental (Continental Shelf) B=370 milje =648 km. Zbatimi i kufijve të Traktatit të Detit, Barazlargësia, Marrëveshjet, Mosmarrëveshjet L=100 milje ose 185,2 km nga thellësia detare H=2500 m. 15 1. VIJAT BAZORE SHTETËRORE. VIJA BAZË BREGDETARE Të gjithë kufijtë detarë maten duke pasur si bazë vijat bazore shtetërore ose vijat bazë bregdetare.

Vijat përmbyllëse bregdetare quhen kufiri që vendoset nga shteti si vijë kufitare bregdetare e gjireve, deltave bregdetare mbi të cilën do të kenë pikënisjen matjet e largësive sipas Traktatit të Detit. Natyrisht kjo ndodh në rastet kur bregdeti nuk është i drejtë. Nga sa kuptohet, vijat bazore bashkojnë majat e kepave ose zgjatimeve tokësore në pasqyrën ujore. Si kufij bregdetarë, vijat bazore marrin kufirin e zbaticës.

Në rastet kur ka ujdhesë midis dy shteteve, vija bazore vendoset duke marrë si referim brigjet e dukshme. Secili shtet përcakton vijën bazore të bregdetit repektiv, sepse kufiri i një shteti ose izohipse bregdetare mund të jetë shumë i lakuar dhe i thyer, siç është rasti i bregdetit të Adriatikut dhe Jonit Shqiptar. Në bregdetin shqiptar, vija bazore nënkupton bashkimin e deltës të lumit Buna me Majën e Kepit të Rodonit, me Kepin e Bishtit të Pallës, me daljen e malit të Durrësit (bregdeti i Kallmit), me Kepin e Lagjit, me deltën e Shkumbinit, me deltën e Semanit, me deltën e Vjosës, me anën perëndimore të ishullit të Sazanit, me Kepin e Gjuhëzës, me rrugët e Bardha, me Kepin e Masunit (Potam), me malin e Llamanit, me malin e Palermos, me Kepin Qefalit, me Kepin e Mërtesës, me Kepin e Stillos, ndarjet në bregdetin e Jonit shqiptar në zonën e Karaburunit dhe ishullit grek të Othonoit, në zonën e Sarandës, Ksamilit etj.

Në kanalin e Korfuzit, Vijat B kanë nevojë të studiohen mbi harta topografike në shkallën 1:25 000 dhe sistemin GIS. Vijat bazore ligjërohen nga shteti respektiv dhe shërbejnë si sistem referimi për të gjitha aktivitetet ekonomike, juridike, militare dhe ndarjet e marrëveshjet ujore. 2. UJËRAT E BRENDSHME Neni ”8” i (UNCLOS), përcakton konceptin ligjor të ujërave të brendshme, të cilat nënkuptojnë të gjitha sipërfaqet e ujërave që shtrihen në brendësi të territorit të shtetit, si liqenet, lagunat, deltat e lumenjve, gjiret që nga njëra anë kufizohen me kufijtë e brendshëm tokësorë dhe nga ana ujore kufizohen nga vija bazore ose vija përmbyllëse detare.

Ujëra të Brendshme shtetërore quhen edhe sipërfaqja ujore që shtrihen midis vijës bregdetare dhe vijave bazore, mbi të cilat shtetet kanë sovranitet të plotë. Në vendin tonë ujërat e brendshme konsiderohen ujërat që gjenden në brendësi të vijave bazore bregdetare ose shtetërore, si gjiri i Durrësit, i Himarës, etj. Vija bashkon daljet tokësore të përshkruara më sipër8. Ujërat territoriale ose deti shtetëror, apo deti territorial B=12 milje detare =22,22 km, quhet gjerësia detare ose ujore nga vija bazore shtetërore ose nga izohipse bregdetare i përcaktuar si vijë matëse bazore.

Ujërat territoriale kanë si bazë vijat bazore ose ku mbarojnë ujërat e brendshme dhe në rastin kur nuk kanë pengesa në det shtrihen L =12 milje =22,22 km. Në rastin kur vija bazore ose kufiri i jashtëm i ujërave të brendshme korrespondon me vijën bregdetare, atëherë si kufij bregdetarë bazë merret vija detare në nivelin e zbaticës. Në gjerësinë B=12 milje x 1852 ml=22,22 km, shteti ka sovranitet të plotë. Ky sovranitet shtrihet edhe në shtratin e detit që i korrespondon gjerësisë së lejuar. Në detin shtetëror nuk kanë të drejtë të peshkojnë, apo të kalojnë mjete të shteteve të tjera pa miratimet kontraktuale të shtetit pronar, që zotëron sovranitetin territorial ujor.

3. HAPËSIRA E AFËRT DETARE, HAPËSIRA E AFËRT EKONOMIKE B=24 milje detare =44,44 km quhet gjerësia e ujërave detare ose ujore nga vija bazore shtetërore e përcaktuar si vijë matëse bazë.

Kjo hapësirë detare konsiderohet si hapësirë e afërt ekonomike mbi të cilën shteti mund të ushtrojë veprimtari ekonomike, por edhe kontroll fakultativ mbi shkelje ose shfrytëzime jo të ligjshme nga shtete të tjerë. Natyrisht që këto dimensione vendosen në rastet kur hapësirat detare midis shteteve janë të mëdha, siç është rasti i hapësirës detare të Shqipërisë me Italinë, në zonën veriore. Në marrëveshje me shtetin respektiv kjo hapësirë mund të jetë edhe më e madhe nga sa kuptohet, pasi hapësira e afërt detare konsiderohet gjerësia detare sa dyfishi i gjerësisë së detit shtetëror ose ujërave territoriale B=12+12 milje =24 milje x 1852 =44, 44 km.

4. HAPËSIRA E VEÇANTË DETARE EKONOMIKE (ESKLUZIVE) B =200 milje =370 km. 8 Shih pamjen grafike. 16 Traktati i Detit, për rastin kur hapësirat detare ose liqenore midis shteteve janë të mëdha, parashikon shtrirjen e sovranitetit detar në kufijtë deri në B=200 milje ose 370 km nga vija bazore bregdetare. Shtrirja e sovranitetit deri në B=200 milje, nënkupton sovranitetin për të ushtruar aktivitetin ekonomik të peshkimit, nxjerrjen e naftës, gazit, mbrojtjen e mjedisit dhe të ishujve në këto hapësira etj. Sovraniteti në zonën e veçantë ekonomike nuk pengon qarkullimin e mjeteve lundruese të shteteve të tjerë, kur nuk shkelin ligjet ndërkombëtare të detit. Ekskluzive

5. KUFIJTË E SHTRATIT TË DETIT KONTINENTAL OSE SHTRAT-DETI KONTINENTAL (CONTINENTAL SHELF) Traktati i kufijve detarë përcakton kufijtë e shfrytëzimit të shtratit të detit mbi gjerësinë detare B=200 milje. Në rastin kur midis shteteve gjerësia detare është e madhe, kufiri maksimal i shtratit të detit (oqeanit) mund të shtrihet maksimumi 370 milje=648 km ose jo më shumë se L=100 milje, apo 185,2 km nga thellësia detare H=2500 m. Brenda limiteve të mësipërme, shteti mund të zhvillojë aktivitetin e studimit, shfrytëzimit të shtratit të detit etj. Këto hapësira detare janë të vlefshme në pasqyrat detare, oqeanet etj.

Në vitin 1992 Shqipëria dhe Italia nënshkruan marrëveshjen e ndarjes së detit dhe shtrat-detit në largësi B=12+ 12 Milje =44,44 km. Largësia Durrës-Bari arrin L=215, 38 km, ndërsa në Kanalin e Otrantos L=75,5 km, ku është zbatuar parimi i baras-largësisë. Për të ratifikuar kufijtë detarë, shtetet bien dakord për vijën bazore bregdetare. Në rastin kur treguesit gjeografikë janë shumë të thyer, duhet të arrihet mirëkuptimi mbi ishujt e dushëm dhe të padukshëm, mbi perpendikularitetin, mbi pikat ekstremale etj. Sa është pronësia detare shqiptare në detin Adriatik dhe Jon? 1. Pronësia tokësore S=28 748 km2. 2. Pronësia detare S=11 400 km2 : 28 748 =0,3965 = ose rreth 40 %. 3. Pronësia detare S=12 900 km2 : 28 748 =0,4487 = ose rreth 45 %.

Treguesit e ujërave territoriale janë trajtuar për të nxitur një debat lidhur me dimensionet e pronësisë juridike detare. Shtetet e tjera kanë evidentuar dhe sipërfaqen e planit të pjerrët ose të çrregullt të shtratit të detit dhe të gjithë treguesit i kanë të ekspozuara në websitet repektive. Pavarësisht nga saktësia, dimensionet e pronësisë janë më afër realitetit të matjeve detare. Pronësia e ujërave detare shqiptare afërsish ndahet:

1. Informacioni i parë llogarit pronësinë detare S =11 400 km2 (Sipas një specifikimi të topografisë detare me rezerva).

2. Informacioni dytë llogarit pronësinë detare S =12 900 km2 (Sipas botimit Mod.Strukt. Hid. Bregdetare).

3. Sipas vlerësimeve tona pronësia detare duhet të jetë më e madhe. Ajo llogaritet si plan horizontal dhe si plan i pjerrët i relievit shtrat detit.

4. Pronësia detare dhe hapësirat ku mund të kryejë aktivitet vendi ynë sipas UNCLOS, janë të caktuara, por mbeten të panjohura nga njësitë administrative dhe shoqëria civile, e cila ka një informacion për kufijtë tokësorë, por asnjë tregues mbi kufijtë detarë. Hipoteka pronësia detare duhet të legalizohet si gjithë treguesit gjeofizikë të shkencave të tjera.

17 1. Ujërat e brendshme detare S=1335 km2; Ujërat territoriale detare S=4750.2 km2. 2. Ujërat e brendshme dhe territoriale detare S=1335+4750,2 = 6098.4 km2. 3. Shelf kontinental dhe zonë ekonomike ekskluzive S=5144.6 km2.

Pronësia detare shqiptare, sipas llogaritjeve tona, duhet të jetë më e madhe (± S=12 900 mijë km2). informacioni mbi pronësinë detare, për një studiues jashtë administratës, mbetet i panjohur. Distancat detare midis dy brigjeve, në Adriatik dhe Jon duhet të studiohen në programet shkollore dhe të bëhen të njohura nga opinioni vendor.

Vazhdon

Share: