Home KRYESORE Disa receta natyrale sesi t’i shëroni thembrat e çara në kushte shtëpie

Disa receta natyrale sesi t’i shëroni thembrat e çara në kushte shtëpie

Thembrat e plasaritura dhe të çara janë një trajte ekstreme e tharjes se lëkurës. Ky problem i zakonshëm i këmbëve shkaktohet nga humbja e elasticitetit të lëkurës dhe nga lënia pas dore e tyre.

Por tashmë përveç trajtimeve estetike jo pak të kushtueshme, ju mund t’i trajtoni këmbët dhe në kushte shtëpie me përbërës krejtësisht natyral.
Si fillim, përpara se të trajtoni këmbët duhet t’i mbani në një legen me ujë të vakët ku në të keni shtuar sodë buke ose disa pika vaji esencial (kokosi, ulliri, bajame).
Pasi lëkura e këmbëve të jetë zbutur, duhet të bëni scrub duke u përqendruar më shumë tek zona ku lëkura është më e ashpër. Për scrubin ju nevojitet sheqer dhe vaj ulliri, aq sa të formohet një tip paste.
Pas scrubit, shpëlajini dhe thajini këmbët. Me ndihmën e një lime vazhdoni të hiqni qelizat e vdekura.

Pasi të keni përfunduar procesin e mësipërm ju mund të aplikoni direkt në lëkurë një nga produktet e mëposhtme:

Lëng limoni
Lëngu i limonit është një rigjeneriues mjaftë dhe efektiv për lëkurën e plasaritur. Aplikojeni direkt në lëkurë me një pambuk.

Vaj ulliri
Aplikoni vaj ulliri direkt në thembrat tuaja.

Vaj kokosi
Aplikoni vaj kokosi në thembrat tuaja para se të flini. Vishni çorape dhe mbajini gjatë gjithë natës.

Qumësht
Përzieni 1 filxhan qumësht me 5-7 gota ujë të ngrohtë. Zhytini këmbët në këtë përzierje për rreth 15 minuta.

Vaji i susamit
Ky vaj është një hidratues efektiv që përmban vitamina B, D dhe E. Këto vitamina mund të riparojnë dëmtimin e lëkurës.
Mbajini këmbët tuaja në ujë të ngrohtë për 10 minuta dhe pastaj lyejini me vaj susami.

Shafran i Indisë
Substanca antibakteriale dhe anti-inflamatore e shfranit do të trajtojnë infeksionet fungale. Përzieni 3 lugë shafran me disa pika vaj kokosi derisa të formoni një paste trashë. Aplikojeni atë në thembrat e plasaritura dhe mbajeni për 30 minuta./360grade.al/

Share: