Home KRYESORE Kadare, kandidati i 7-të për çmimin “Nobel” në letërsi për 2015

Kadare, kandidati i 7-të për çmimin “Nobel” në letërsi për 2015

Emri i laureatit të 112-të të letërsisë -shkrimtarit që do gjykohet nga anëtarët e Akademisë Suedeze se ka përmbushur më së miri specifikat e testamentit të Alfred Nobelit që të ketë prodhuar “veprën më të jashtëzakonshme në një drejtim ideal” – do të zbulohet në orën 1.00 me orën lokale, në Stokholm në 8 tetor 2015

Akademia Suedeze pasi e ka mbajtur sekret për një kohë të gjatë datën e shpalljes së Çmimit Nobel për Letërsi 2015, e ka dhënë njoftimin vetëm tri ditë para shpalljes së fituesit.

Data 8 shtator 2015, ka qenë një nga surprizat e radhës së Akademisë Suedeze, kur dihej që zakonisht Çmimet Nobel për Letërsinë në vitet e kaluara janë ndarë nga mesi tetorit ose një javë më pas.
“Lutjet e veçanta, parashikimet dhe spekulimet do të marrin fund në mesditën e kësaj të enjteje”, kështu e ka komentuar “The Guardian” lajmin pas zbulimit nga Akademia Suedeze të ditës së saktë të shpalljes së këtij çmimi prestigjioz.
“The Guardian” komenton, duke iu referuar favoritëve, edhe sipas parashikimeve të listës së basteve (Ladbrokes), që deklaron parashikimet e çdo viti për fituesit e Nobelit.
“The Guardian” citon se Çmimi Nobel është i paparashikueshëm, ndërkohë që kujton rastet kur një pjesë e fituesve kanë qenë favoritë në listat e basteve, ndërsa më pas kanë marrë çmimin.

Nga Cerciz Loloci

Share: